• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHOKON PRESIDENTI ME DEKLARATËN E TIJ/ CIA po më përgjon, e di që do të më vrasin
Home
Nderkombetare

SHOKON PRESIDENTI ME DEKLARATËN E TIJ/ CIA po më përgjon, e di që do të më vrasin

22 August, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte, ka deklaruar se po mendon të zhdukë smartfonin e tij pasi ka frikë se CIA vazhdimisht e përgjon dhe mund të përdorë informacionin nga bisedat e tij privat për ta vrarë.

“E di, SHBA po dëgjon. Jam i sigurt se është CIA, është edhe ai që do të më vrasë”, tha Duterte në qytetin filipinas Cebu të martën, duke shprehur edhe njëherë frikën se Uashingtoni mund të kërkojë rrëzimin e tij për shkak të politikës së jashtme që ndjek dhe gatishmërisë për të marrë armë nga furnizues të tjerë globalë.

Për të shmangur ndërhyrjet e mundshme në smartfonë nga fuqitë e jashtme, të cilat Duterte tha mund të përfshijnë edhe “Rusinë, Kinën, Izraelin dhe ndoshta Indonezinë”, udhëheqësi 73-vjeçar deklaroi se po konsideron të kthehet në përdorimin e një celulari të thjeshtë, me të cilin dhe përgjimi është më i vështirë.

“Duterte ka kohë që ka frikë se CIA mund të hakmerret ndaj tij për shkak të përkeqësimit të lidhjeve të ndërsjella me Uashingtonin. Vetëm të premten e kaluar, Duterte edhe njëherë vuri në dukje se CIA ‘më donte të vdekur”, raporton “RT”.

Refuzimi i Uashingtonit për të shitur armë zjarri në Manila, lidhur me shqetësimet për të drejtat e njeriut në vend gjatë luftës vazhdueshme së shtetit kundër drogës, e ka detyruar Duterten të kërkojë furnizues të rinj. Manila, e cila prej kohësh varej nga SHBA për armët, u kthye nga Kina dhe Rusia për të mbushur boshllëkun.

Moska dhe Manila nënshkruan një marrëveshje të bashkëpunimit ushtarak vitin e kaluar, me Rusinë që tashmë ka furnizuar falas mbi 5.000 Kallashnikov në Filipine, me argumentin për të ndihmuar në luftën kundër kryengritjes islamike. Megjithë presionin nga SHBA, qeveria e Dutertes po konsideron gjithashtu blerjen e anijeve patrulluese, helikopterëve, automjeteve të blinduara dhe madje edhe nëndetëseve nga Rusia.

Të martën, Duterte edhe njëherë mbrojti zgjedhjen e tij për të kërkuar furnizues të rinj të armëve, pasi Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes i SHBA për Çështjet e Sigurisë të Azisë dhe Paqësorit Randall Schriver, i kërkoi Manilës të mendonte “me shumë kujdes” për pasojat e marrjes së armëve ruse. “Ju nuk jeni duke blerë vetëm kapacitete, ku po investoni në një marrëdhënie,” tha Schriver më herët këtë muaj.

Marrëdhëniet SHBA-Filipine, megjithatë, nuk kanë qenë kurrë të bazuara në respekt të ndërsjellë, theksoi Duterte, duke vënë në dukje dështimin e Uashingtonit për të trajtuar Manilin si një partner të barabartë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK PRITEJ/ Gigi Hadid i lë këtë koment këngëtares shqiptare (FOTO)
Previous article REFERENDUMI NË MAQEDONI/ Uashingtoni jep "Po-në" për çështjen e emrit

k.autor

Postime të ngjashme

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president Botë

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi Botë

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT