• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHOKON POLITIKANI MALAZEZ/ Kërkon ngritjen e një muri në kufi me Shqipërinë dhe Kosovën
Home
Rajon

SHOKON POLITIKANI MALAZEZ/ Kërkon ngritjen e një muri në kufi me Shqipërinë dhe Kosovën

22 August, 2019 enxhi.autor Rajon

Drejtuesi i Lëvizjes Malazeze për Ndryshim, Nebojsha Medojeviç, ka bërë një deklaratë shokuese.

Ai kërkon ngritjen e një muri në kufi me Shqipërinë dhe Kosovën.

Medojeviç kohët e fundit tha se “Fronti Demokratik, kur të vijë në pushtet, do të ishte gati të ngrejë një mur midis Malit të Zi, Kosovës dhe Shqipërisë për shkak të bandave të drogës”.

 

Shqiptarët e Malit të Zi, kanë reaguar ashpër pas këtyre deklaratave.

“Me deklaratat për ngritjen e një muri me Kosovën dhe Shqipërinë, drejtuesi i Lëvizjes Malazeze për Ndryshim, Nebojsha Medojeviç, poshtëron shumicën e atyre partive shqiptare dhe disa shqiptarë që dikur mbështetnin politikat e tij”, thanë përfaqësuesit e partive të pakicave shqiptare në Mal të Zi.

Politikani shqiptar Nikollë Gegaj tha se pikëpamjet e Medojeviçit “përfaqësojnë mënyrën e politikanëve ekstremë që nxisin urrejtjen fetare dhe intolerancën ndër-shtetërore”.

Sipas tij, “Medojeviç po përpiqet të nxisë urrejtje kombëtare midis qytetarëve malazezë.”

Kryetari i Partisë Demokratike, Fatmir Gjeka, njëherësh ish-kryetari i Komunës së Ulqinit, është i shokuar nga pikëpamjet e një prej drejtuesve të Frontit Demokratik.

“Shokuese. Thjesht e pabesueshme. Në kohën e kufijve të hapur, të thuash diçka të tillë në të nxehtin e një lufte politike është e papranueshme”, thotë Gjeka.

Por Medojeviç më vonë shpjegoi deklaratën e tij, duke thënë se “muri me Kosovën dhe Shqipërinë nuk do të ngrihet as për shkak të popullit shqiptar, ose malazez, por ekskluzivisht kundër mafies malazeze dhe shqiptare, e cila e ktheu kufirin në Eldorado për kontrabandë.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “SEKS ONLINE ME 80-VJEÇARIN”/ Si e pësuan dy vajzat shqiptare në Itali, i kërkonin të moshuarit t’i dërgonte… (FOTO)
Previous article E PABESUESHME/ Mohamed Salah na zbulon dhe një aftësi tjetër, ja çfarë ka arritur të bëj egjiptiani (VIDEO)

enxhi.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT