• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Shokon ish futbollisti i Tottenham: I varur nga bastet dhe alkooli, kam menduar vetëvrasjen
Home
Futboll

Shokon ish futbollisti i Tottenham: I varur nga bastet dhe alkooli, kam menduar vetëvrasjen

1 January, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Ish-futbollisti i Tottenham dhe mbrojtësi i QPR, Steven Caulker ka pranuar se i është afruar shumë vetëvrasjes. Qendërmbrojtësi ishte një talent shumë premtues te Spursat, por ka luajtur për tetë skuadra të ndrysme, duke përfshirë edhe pesë huazime, me klube të tilla si Southampton dhe Liverpool.

Në total ai numëron 123 ndeshje në Premier League, madje duke u grumbulluar edhe me ekipin kombëtar të Anglisë, për tu aktivizuar në ndeshjen ndaj Suedisë, të vitit 2012. Por duke folur në një intervistë të dhënë për “The Guardian”, Caulker zbuloi se pavarësisht suksesit të tij në fushë, ai ka vuajtur probleme me shëndetin mendor gjatë të gjithë karrierës.

 

“Kam qëndruar këtu i ulur duke urryer vetend dhe pa kuptuar kurrë pse nuk mund të isha thjeshtë si çdo kush tjetër. Ky vit ishte thuajse fundi për mua. Për periudha të gjata kohe ndihesha sikur nuk kishte asnjë dritë në fund të tunelit”, deklaroi Caulker, ish-futbollisti i Southampton, i cili pranoi se për atë, zgjidhja e problemeve ishte bixhozi, duke përshkruar veten e tij si të varur  që nga mosha e herët e karrierës së tij. Ai gjithashtu ka vuajtur nga alkolizmi. “Mënyra ime për tu përballur me presionin në futbolli, që në kohët e hershme të karrierës time, ishte bixhozi. Unë jam një i varur nga bixhozi. Jam i varur ndaj fitoreve, që njerëzit e përshkruajnë si diçka pozitive në futboll, por jo kur ajo shkon përtej, te bixhozi. Isha i varur në tentativat për të mundur sistemin, sepse e bind veten se ka një system, të cilin ti mund ta mundësh. Nuk e kupton kurr pse nuk mundesh”, vijoi Caulker.

Ai deklaroi se ka humbur në baste 70% të fitimeve të tij në futboll duke kujtuar një periudhë tmerrësisht të errët gjatë karrierës së tij te QPR, kur ai mendoi të vriste veten: “Vura një bast të fundit dhe humba shumë shumë para në dhjetor. Një disfatë të fundit. Ishte në atë pikë kur kuptova më në fund se nuk mund të fitoja, se nuk kishte një fitim të shpejtë, jo më ëndrra me sy hapur se gjoja mund të shpëtoja botën nëpërmjet një nate në rrotën e ruletës. Ishte e gjitha një fantazi që më largoi nga të ndjerit ndonjë gjë. E mendova shumë herë vetëvrasjen në atë kohë. Një periudhë e errët”.

Mbrojtësi 25-vjeçar mendon se futbollistët kanë nevojë për më shumë mbështetje jashtë fushës në mënyrë që të përballen me problemet e tyre mendore. Caulker tha se ai mendonte që për futbollistët ishte si diçka e ndaluar të kërkonin ndihmë apo trajtim, pasi i druheshin faktit që mund të humbnin vendin në formacion. “Futbolli nuk përballet mirë me shëndetin mendor. Mbase po ndryshon, por mekanizmat mbështetëse shpesh herë nuk janë aty. Kam komunikuar me shumë futbollistë të cilëve u është thënë të shkojnë te klinika Sporting Chance, por ata kanë refuzuar, sepse e dinë që nëse marrin ditë pushimi, ata do të humbasin vendin në skuadër. Dikush të zëvendëson dhe paraqitet mirë, më pas ti humb vendin. Kjo i frenon njerëzit nga të kërkuarit ndihmë”, përfundoi Caulker.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 1 Janari pjellor. Lindin 16 fëmijë, i pari djali i gazetares shqiptare. I viziton ministrja Manastirliu (FOTO+VIDEO)
Previous article VITI I RI PA DRITA/ Zbulohet se çfarë e shkaktoi zhytjen e gjysmës së Tiranës në terr

Q.Autor

Postime të ngjashme

TË SHOKUAR NGA VDEKJA E BUNJAKUT/ Lojtarët e Elbasanit prekin me reagimet e tyre: “Babo” ynë, prehu në paqe Futboll

TË SHOKUAR NGA VDEKJA E BUNJAKUT/ Lojtarët e Elbasanit prekin me reagimet e tyre: “Babo” ynë, prehu në paqe

BISEDA PERSONALE/ Pronari Kardinale drejton “kastin” e Milanit nga Europa Futboll

BISEDA PERSONALE/ Pronari Kardinale drejton “kastin” e Milanit nga Europa

DRIDHET INTERI/ Nuk e pyesin për largimin e titullarit të rëndësishëm: Transferimi është kryer Futboll

DRIDHET INTERI/ Nuk e pyesin për largimin e titullarit të rëndësishëm: Transferimi është kryer

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT