Pas tratativave të vitit të kaluar, për të patur në ekip rekordmenin Usain Bolt, gjermanët e Borusia Dortmund po tentojnë sërish këtë vit.
Shefi ekzekutiv i klubit, Hans Joakim Vatzke, është shprehur se dëshiron ende që ta shohë Boltin në stërvitjen e skuadrës së tij.
“Kemi premtuar dhe nuk tërhiqemi. Do takohem me shefin e Pumës, Bjorn Gulden, këtë javë, dhe mes të tjerash do flasim edhe për Boltin”, tha Vatzke.
Vetë Bolt, është shprehur disa herë se ai ka shumë dëshirë që të luajë futboll dhe ndoshta shumë shpejt, xhamajkanin mund ta shohim në fushat e blerta.


