• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Prokuroria e Krimeve të Rënda: Tani s’ka më vlerë të kontrollohet shtëpia e Tahirit
Home
Aktualitet
Drejtësi

Prokuroria e Krimeve të Rënda: Tani s’ka më vlerë të kontrollohet shtëpia e Tahirit

25 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Prokuroria e Krimeve të Rënda po e konsideron të pavlerë vendimin e mazhorancës parlamentare për të lejuar vetëm kontrollin e banesës së ish -ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe për të ushtruar kontroll personal ndaj tij.

“Pas kaq kohe është e pakuptimtë të ushtrosh kontroll banese”, tha për Lapsi.al një burim nga prokuroria.

Prokurorët nuk do të shkojnë as në Gjykatë për të marrë mandat për të kontrolluar apartamentin e deputetit Tahiri.

“Kjo nuk do të thotë se hetimet nuk do të vazhdojnë”, sqaroi i njëjti burim.

Krimet e Rënda e kërkuan kontrollin e banesës, pasi synonin të gjenin aty sendet e çmuara që grupi i Habilajve thoshte në bisedat e përgjuara, se i kishte bërë dhuratë Tahirit për nënën dhe bashkëshorten.

“Ka kaluar 1 javë. Kontrolli duhet të kishte qenë i menjëhershëm”, vijon burimi nga Prokuroria.

Pyetja që lind në këtë rast, është përse Prokuroria nuk shkoi në gjykatë që në fillim, dhe do të mund të kishte marrë lejen për të kontrolluar shtëpinë e Tahirit.

Madje mund të kishte kërkuar edhe arrestimin e tij në gjykatë.

Por, kërkoi lejen e parlamentit për ta politizuar këtë çështje dhe tani që “provave të forta” iu doli boja, Prokuroria nuk guxon të shkojë as në gjykatë, për të kërkuar sërish jo vetëm kontrollin e shtëpisë së Tahirit, por edhe arrestimin e tij.

Prokuroria nuk e ndërmerr këtë hap, pasi e di se me këto prova që ka, edhe gjykata do ta rrëzojë prokurorinë e saj.

Pas zhurmës së madhe dhe “hetimit” të bujshëm, Prokuroria tashmë duket se ka ngecur në vend, pasi as nga dosja italiane, nuk ka mundur dot të sigurojë ndonjë provë kundër Tahirit!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FUTBOLL/ 'Shokon' Dortmund, gati kontrata për Usain Bolt
Previous article Tiranë/ Fëmija përplaset nga kamioni

Redaktor2

Postime të ngjashme

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve Aktualitet

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë Aktualitet

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT