• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SHOHIM NJERËZ NGA PS PARA DREJTËSISË, POR NUK PENDOHEMI PËR…”/ Rama: Gjyqësori s’është më në duart e politikës
Home
Politikë

“SHOHIM NJERËZ NGA PS PARA DREJTËSISË, POR NUK PENDOHEMI PËR…”/ Rama: Gjyqësori s’është më në duart e politikës

8 February, 2025 s.autor Politikë

Shqipëria nënshkroi marrëveshjen për organizimin e Kongresit Botëror të Ligjit në vitin 2027 që do të mbahet në Tiranë. Me këtë rast kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Madrid, aty ku po mbahej kongresi i radhës, foli për reformën në drejtësi në Shqipëri. Ai shprehet se shumica socialiste nuk pendohet për realizimin e saj, e madje thekson se do ta nxisë sa më shumë atë.

“Kemi kaluar një reformë të jashtëzakonshme drejtësie, një pastrimi të jashtëzakonshëm të sistemit donë të drejtësisë, nga gjyqtarë e prokurorë të korruptuar. Procesi i rivlerësimit ka marrë shumë vëmendje e mjaft respekt në Europë dhe ka qenë thelbësor për ne për të ecur përpara. Për herë të parë për ne që ku kemi një shtet dhe jemi një shtet i ri, kemi tashmë një gjyqësor që nuk është më në duart e politikës. Dhe na duhet të jemi dëshmitarë të kësaj gjëje duke parë edhe njerëz nga partia jonë, nga shumica jonë të japin llogari përpara drejtësisë. Kështu që e dinim këtë dhe nuk pendohemi. Në të kundërt do të nxisim sa më shumë të jetë e mundur që më së fundi shteti i së drejtës të jetë emëruesi i përbashkët i shoqërisë sonë”, tha Rama.

Para politikanëve të ndryshëm, ai u shpreh se Shqipëria ka ndryshuar shumë dhe nuk është më vendi i stigmatizuar si i zymtë.

“Shumë prej jush mund të pyesni, po Shqipëria ç’dreqin do këtu? Po do, sepse Shqipëria është larg së qenit ajo çfarë ju kanë thënë. Është larg së qenit vendi që është persekutuar për kaq shumë kohë nga stigma e të qenit një vend i zymtë. Në fakt Dielli shndrin në Shqipëri. Kurrë nuk është zymtë. Pse është një vend kriminelësh, rrëmbyesish, hajdutësh. Nuk është se nuk i kemi të gjitha këto, por janë po aq shumë e po aq pak sa në çdo vend tjetër. Është një vend pasaporta e të cilit gjithmonë ngjante me një dokument shumë të dyshimtë. Por kjo ka ndryshuar”, tha Rama.

Një nga pikat ku u ndal kreu i qeverisë është edhe turizmi dhe këtu bëri krahasimin me Spanjën.

“Shqipëria sot është si Spanja njëherë e një kohë kur nisi të rilindte pas një të shkuare diktatoriale shumë të vështirë dhe një vend që jo shumë kohë më parë, por gjatë jetës sime ishte shumë i izoluar, qoftë nga Perëndimi, ashtu edhe nga Lindja. Një Kore e Veriut e Europës me 5 mijë vizitorë në vit dhe shumica prej tyre marksistë-leninistë të cilët vinin në Shqipëri. Vitin e kaluar arritëm afër 12 milionëve. Kështu në një farë mënyre po i afrohemi Champions League-s së turizmit, jo në nivelin e Real Madridit si është Spanja, por jemi në nivelin e Girona-s, kur vjen fjala për turizmin dhe ma ha mendja nuk është keq”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij në Madrid, kryeministri tregoi edhe se cili ka qenë frymëzimi i tij për të kandiduar si udhëheqës i Partisë Socialiste. Bëhet fjalë për ish-kryeministrin e Spanjës, Felipe Gonzales, që ishte i pranishëm gjatë fjalës së kreut të qeverisë shqiptare.

“Më duhet që menjëherë të ndaj me ju se sa i tmerruar jam sepse më duhet të flas në praninë e dikujt që kur kam qenë i ri ka qenë frymëzim për mua dhe ka qenë një nga arsyet më të forta se pse atëherë kandidova si udhëheqës i PS të Shqipërisë, kryeministri juaj legjendar Felipe Gonzalez”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË DURRËS/ Automjeti përplaset me motorin, plagoset një person
Previous article "PRIMARET" NË PD/ Japin dorëheqjen Gjin Gjoni dhe Aleksandër Lala: Duam të bëhemi deputetë

s.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT