Një ngjarje e rëndë është raportuar mëngjesin e sotëm, ku 31 vjeçari punonjës i gardës së Republikës u gjet pajetë në makinë më plumb në kokë.
Bëhet fjalë për Shkëlzen Qordjan, që në të njëjtën kohë ishte edhe shoferi i ministrit Fatmir Xhafaj.
Ai është gjetur në garazhin e tij, i pajetë dhe me plumb në kokë.
Dyshimet e para ishin se ai kishte dy ditë që ishte pezulluar nga detyra por këshilltari i Ministrisë së Brendshme deklaroi se 31 vjeçari ishte me detyrë funksional shofer i ministrit Xhafaj.
Pas ekspertizës u bë e ditur se 31 vjeçari ka vrarë veten, pasi iu gjetën një automatik në dorë (që ishte edhe arma e tij e sherbimit), dhe 3 gëzhoja që u sqaruan si “Qitje me breshëri”.
“Xeni”, dukej si person mjaft aktiv si në rrjetet sociale ashtu edhe në jetën e perditshme. Veçse tifoz i disa skuadrave ai shfaqej dhe gjithmonë në shoqëri.
Në një postim në rrjetet sociale, një mik i tij shkruan se ky ishte një tmerr, “Lamtumirë Xen Qordja”.
/AlpeNews.al




