Një ngjarje e rëndë është raportuar mëngjesin e sotëm, ku 31 vjeçari punonjës i gardës së Republikës u gjet pajetë në makinë më plumb në kokë.
Bëhet fjalë për Shkëlzen Qordjan, që në të njëjtën kohë ishte edhe shoferi i ministrit Fatmir Xhafaj.
Ai është gjetur në garazhin e tij, i pajetë dhe me plumb në kokë.
Dyshimet e para ishin se ai kishte dy ditë që ishte pezulluar nga detyra por këshilltari i Ministrisë së Brendshme deklaroi se 31 vjeçari ishte me detyrë funksional shofer i ministrit Xhafaj.
Pas ekspertizës u bë e ditur se 31 vjeçari ka vrarë veten, pasi iu gjet një automatik në dorë (që ishte edhe arma e tij e sherbimit), dhe 3 gëzhoja që u sqaruan si “Qitje me breshëri”.
Në deklaratën e Policisë dhe SHÇBA, thuhet se:
“Nga kqyrja rezultoi se në kokën e viktimës ka plagë tejshpuese të shkaktuar nga armë zjarri, me qitje me drejtim nga e djathta në të majtë. Në vendngjarje u gjetën 3 gëzhoja të qitura nga arma automatike tip “MP5”, e cila ishte në dorën e djathtë të viktimës, me levën e ndërrimit të llojit të zjarrit, në pozicionin “qitje breshëri”.
Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri tani në vendin e ngjarjes, dyshohet se viktima është vetëvrarë, me armën e shërbimit.”
Dyshimet që ngrihen janë mbi faktin se deri më tani familjarët nuk kanë thënë se “Xeni” kishe ndonjë problem që e çoi atë në vetvrasje.
/AlpeNews.al



