• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHOFERI I XHAFAJ U GJET ME PLUMB NË KOKË/ Zbulohen lëvizjet e Qordjas para vetëvrasjes. Iu DREJTUA…
Home
Breaking News

SHOFERI I XHAFAJ U GJET ME PLUMB NË KOKË/ Zbulohen lëvizjet e Qordjas para vetëvrasjes. Iu DREJTUA…

3 July, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Grupi hetimor i ngritur për të zbardhur vdekjen e gardistit Shkëlzen Qordja, shoferit të Ministit të Brendshëm, ka zbuluar lëvizjet e 31-vjeçarit para se ai të ndërmerrte aktin e rëndë, atë të vetëvrasjes mëngjesin e të shtunës. Shkëlzen Qordja ka shkuar në Gardën e Republikës ditën e premte, një ditë para vetvrasjes, me makinën që përdorte Ministri i Brendshëm.

Më pas ai ka dalë nga Garda në orët e mbasdites të së premtes me automjetin e tij personal dhe në orët e para të mëngjesit të së shtunës, me të njëjtën makinë është rikthyer përsëri në gardë. Në këtë moment Shkëlzen Qordja ka shkuar në makinën që përdorte Fatmir Xhafaj dhe aty është vetvrarë. Gjatë kohës që ka dalë nga Garda e Republikës me makinën e tij personale, Shkëlzen Qordja nuk ka shkuar në banesën e tij në Qytetin Studenti.

Familja e 31-vjeçarit është telefonuar në mëngjes nga Garda dhe babai i Shkëlzen Qordjas ka shkuar në ambientet e këtij institucioni pak minuta para se të gjendej trupi i pajetë i gardistit. Mbeten mister shkaqet e lëvizjeve gjatë natës të Shkëlzen Qordjas me makinë e tij personale dhe më pas të zgjedhë të vetëvritet në garazhin e Gardës së Republikës.

Ndërkohë hetuesit kanë marrë përgjigjen se në dorën e djathtë të Shkëlzen Qordjas kishte gjurmë baruti, çka konfirmon se armën kallashnikov MP5 e ka shkrepur vet ai. Priten vetëm përgjigja nga laboratory shkencor për gjurmë të tjera në gëzhojat dhe te kallashnikovi për të vendosur përfundimisht se Shkëlzen Qordja është vetvrarë. 31-vjeçari qëlloi veten me një plumb në kokë dhe u gjet I pajetë mëngjesin e së shtunës nga kolegët e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Klopp teston ekipin, 32-vjeçari është lojtari me formën më të mirë fizike
Previous article MARRËVESHJA ME GREQINË/ Kotzias e thotë TROÇ: Nuk kemi përmendur Vorio Epirin dhe...

F.autor

Postime të ngjashme

VODHI BANKËN DHE U LARGUA ME SKUTER/ Mediat greke zbulojnë të kaluarën e Robert Dukës: U akuzua edhe për 28 grabitje në Greqi Aktualitet

VODHI BANKËN DHE U LARGUA ME SKUTER/ Mediat greke zbulojnë të kaluarën e Robert Dukës: U akuzua edhe për 28 grabitje në Greqi

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage Aktualitet

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

PLAGOSI ME DRAPËR BABIAIN E ISH-PARTNERES/ Dërgohet në burg daja i Zegjine Caushit Aktualitet

PLAGOSI ME DRAPËR BABIAIN E ISH-PARTNERES/ Dërgohet në burg daja i Zegjine Caushit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT