Ende nuk ka një pistë hetimore në lidhje me vrasjen e 31-vjeçarit Shkëlzen Qordja, efektiv i Gardës së Republikës e njëkohësisht shofer i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Kur familjarët janë detyruar të thonë disa fjalë për të mbyllur gojën e mediave e politikanëve, e njëkohësisht ka reaguar edhe ministri Xhafaj, shokët e kolegët e tij ende nuk e besojnë atë që ka ndodhur.
Ata, sikurse bëri edhe policia në një moment të dytë, hedhin poshtë pistën e vetëvrasjes së Shkëlzenit në garazhin e Gardës.
Një prej miqve të të riut, i cili nuk ka preferuar të identifikohet, ka thënë:
- Unë di të them një gjë me përgjegjësi, kush e njeh atë djalë nuk e imagjinon dot, që ai të ketë bërë vetëvrasje. Nuk ka qenë karakter i tillë, që mund të bënte atë akt”.
I traumatizuar nga ngjarja e rëndë, ai shton se si kurrë më parë informacionet për ngjarjen e rëndë, po mbahen të fshehta edhe mes kolegëve të të ndjerit.


