Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e së shtunës në Tiranë, aty ku gardisti 31 vjeçar Shkëlzen Qordja vrau veten me armën e shërbimit.
Ai ishte gjithashtu shoferi i ministrit Xhafaj.
Rrjedha e ngjarjes:
Pista e parë ku u hetua ishte ajo se Shkëlzeni kishte dy ditë që ishte pezulluar nga puna, por këshilltari i ministrit të Brendshëm e mohoi menjëherë këtë duke thënë se ai ishte në detyre funksinale.
Pas ekspertizës së parë u zbulua se 31 vjeçari kishte vrarë veten duke përdorur armën tip automatik “MP5,” qe ishte edhe arma e tij e shërbimit.
“Garazhi ishte i mbyllur nga brenda dhe gardisti ka qëlluar veten 3 herë, me anë të asaj që quhet “Qitje me Breshëri”, thuhej në ekspertizë.
Eksperiza mjeko ligjore bëri me dije detajin tragjik se nëse ai do kishte mbërritur pak më herët në spital, do kishte mundur të shpëtonte.
Burimet bëjnë me dije se 31 vjeçari pas disa ditësh do të fejohej, fakt ky, që e bën vdekjen e shoferit të ministrit akoma dhe më enigmatike.
AlpeNews.al mëson se i riu ka qënë duke festuar në një nga pubet më të njohura të Tiranës dhe rreth orës 4 të mëngjesit është larguar.
Pas kësaj Shkëlzeni i ka dërguar një mesazh familjes, përmbajtja e të cilit nuk bëhet ende e ditur. Dyshohet se 31 vjeçari ka paralajmëruar ngjarjen tragjike.
/AlpeNews.al