• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHOFERI I XHAFAJ U GJET I VDEKUR/ Momenti tragjik kur babai mëson se i biri ka vrarë veten…
Home
Sociale

SHOFERI I XHAFAJ U GJET I VDEKUR/ Momenti tragjik kur babai mëson se i biri ka vrarë veten…

3 July, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ekspertiza e mjekëve ligjorë dhe e ekspertëve kriminalistë konfirmuan vetëvrasjen e shoferit të ministrit të Brendshëm, por edhe dëshmitë e personave të pyetur për ngjarjen, si dhe kamerat e sigurisë e kanë çuar grupin hetimor drejt këtij versioni.

Një mesazh që Shkëlzen Qordja i kishte nisur së ëmës në orët e para të mëngjesit të së shtunës, para se të kryente vetëvrasjen, është konsideruar nga hetuesit si paralajmërim për atë që u zbulua në orën 09:30. “Më fal!”, mësohet t’i ketë shkruar gardisti 31-vjeçar nënës së tij. Ky mesazh ka shqetësuar prindërit e Shkëlzenit, që sapo e kanë lexuar, kanë nisur t’i telefonojnë, por ai nuk iu është përgjigjur.

Babai i tij është nisur menjëherë drejt Gardës së Republikës, që të interesohej për të birin. Efektivi i shërbimit që ishte te porta kryesore ka konfirmuar që ai ishte futur në ambientet e Gardës me automjetin e tij personal dhe ishte drejtuar për te garazhi ku parkohen mjetet e Ministrisë së Brendshme. Kjo është verifikuar edhe nga kamerat e sigurisë. Qordja është filmuar duke hyrë aty me makinë dhe ka qenë i vetëm.

Vendngjarja
Shqetësimi i babait të Shkëlzen Qordjas ka vënë në lëvizje efektivët e Gardës së Republikës, të cilët menjëherë janë nisur drejt garazhit ku ai ishte futur në orët e para të mëngjesit. Ata kanë konstatuar se dera ishte e mbyllur dhe e kanë hapur me forcë. Në atë moment kanë konstatuar ngjarjen dhe menjëherë kanë lajmëruar Policinë.

Ndonëse arma ishte shkrepur me breshëri, duke qitur 3 plumba, askush nuk kishte dëgjuar të shtënat. Kjo, për faktin se vendi ku ndodhet garazhi është larg nga porta kryesore e Gardës së Republikës ku ndodheshin shërbimet, por edhe pasi arma e llojit “MP5” ka një veçori, që në momentin e shkrepjes nuk ka zhurmë të fortë.

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit nuk është gjetur në makinën e tij personale, por në atë të Ministrisë së Brendshme. Gardistët kanë pohuar se Qordja kishte shkuar aty, pikërisht për të marrë makinën e shërbimit që ishte e parkuar. Nga këqyrja rezultoi se në kokën e viktimës kishte plagë tejshpuese të shkaktuara nga armë zjarri me qitje, me drejtim nga e djathta në të majtë.

Në vendngjarje u gjetën 3 gëzhoja të qitura nga arma automatike tip “MP5”, e cila ishte në dorën e djathtë të viktimës, me levën e ndërrimit të llojit të zjarrit, në pozicionin “qitje breshëri”.

Hetimi
Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri tani në vendin e ngjarjes, dyshohet se viktima është vetëvrarë me armën e shërbimit. Grupi hetimor i ngritur për ngjarjen, nën drejtimin e prokurorit, ka kryer një serë veprimesh për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Janë marrë deklarimet e disa efektivëve të Gardës së Republikës, që kanë qenë në garnizon në momentin e ngjarjes dhe ata që kanë konstatuar trupin e pajetë. Gjithashtu, janë verifikuar kamerat e sigurisë në hyrje të Gardës dhe në ambientet e brendshme të garnizonit

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZHVILLIMI I RAJONIT/ Ja kush janë dy projektet strategjike për zhvillimin e ekonomisë...
Previous article Hames në dyshim ndaj Anglisë, Falkao: Është ndeshja që kemi ëndërruar që fëmijë

F.autor

Postime të ngjashme

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente Aktualitet

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT) Aktualitet

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT)

"NUK ËSHTË FINALIZUAR"/ Rama për projektin në Zvërnec: Do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën Breaking News

"NUK ËSHTË FINALIZUAR"/ Rama për projektin në Zvërnec: Do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT