• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHOFERI I XHAFAJ U GJET I PAJETË/ Mes LOTËSH dhe DHIMBJESH përcillet për në banesë Shkëlzeni… (VIDEO)
Home
Breaking News

SHOFERI I XHAFAJ U GJET I PAJETË/ Mes LOTËSH dhe DHIMBJESH përcillet për në banesë Shkëlzeni… (VIDEO)

1 July, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Mes dhimbjes për humbjen e jetës së 31 vjeçarit Shkëlzen Qordja, familjarët, miqtë dhe kolegët e tij e përcollën për në banesën e fundit në varrezat e Tufinës, pasi familjarët vendosën të kishin një ceremoni jo publike.

Hetimet paraprake janë përqëndruar në pistën e vetëvrasjes ndërsa asnjë nga të afërmit nuk ka dijeni për ndonjë problem që mund të ketë shqetësuar atë ditët e fundit deri në vendimin ekstrem.

Shoferi i Ministrit të Brerndshëm banonte në katin e dytë të një ndërtese në zonën e Qytet Studentit.

Atë të gjithë e njihnin si një djalë të qetë dhe që nuk sillte probleme në lagje.

Fqinjët nuk kanë nguruar të japin përshtypjet e tyre të fundit për kamerën e OraNews.

Gruaja: Ishte njeri i qetë, familje e shkëlqyer. Nuk ka pas probleme këtu në lagje.

Gruaja: I thjeshtë, i urtë, i sjellshëm dhe shumë i edukuar dukej.

Familja Qordja ka pritur sot ngushëllimet ndërsa për pak kohë do të kishte gëzimin e rradhës, pasi Shkëlzeni do të fejohej së shpejti.

Grupi hetimor është në fazën intensive të ekspertizave të plota për rrethanat e ngjarjes.

Rezulton se viktima kishte vetëm një plagë në kokë të shkaktuar nga arma automatike MB5 që Garda e Republikës përdor vetëm në ambjentet e brendshme pasi efektivët në terren lëvizin vetëm me pistoleta.

Disa orë para se të merrte këtë vendim, 31 vjeçari ka qenë duke festuar në një lokal deri në orët e para të mëngjesit ndërsa po kqyren me imtësi tabulatet telefonike për të përcaktuar personat me të cilët ka komunikuar deri mëngjesin e së shtunës.

Shkëlzen Qordja u gjet i vdekur në orën 09:33, brenda automjetit që e kishte parkuar në garazhin e Gardës, ndërsa nga mjekësia ligjore është përcaktuar se nuk ka ndërruar jetë menjëherë pas ngjarjes.

Një ditë më parë janë sekuestruar dhe kamerat e sigurisë në ambjentet e Gardës së Republikës. /OraNews

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NJË THUMB LARG"/ Tahiri befason sërish, tregon pasionin e tij për bletët me... (FOTO)
Previous article I publikojnë foton që fshiu kur ishte ''TAPË'', Luana Vjollca bën reagimin që nuk pritej: Ua ça... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"REVOLUCIONI I FLAMINGOVE"/ The Guardian: Dua Lipa i quan “frymëzuese” protestat kundër resortit në Zvërnec Aktualitet

"REVOLUCIONI I FLAMINGOVE"/ The Guardian: Dua Lipa i quan “frymëzuese” protestat kundër resortit në Zvërnec

E DËNUAR PËR TRAFIK DROGE/ Erisa Fero përfiton nga amnistia penale Aktualitet

E DËNUAR PËR TRAFIK DROGE/ Erisa Fero përfiton nga amnistia penale

LIROHET NGA BURGU ME AMNISTINË PENALE/ I dënuari: Nuk më lanë të takoja fëmijën për dy vite Aktualitet

LIROHET NGA BURGU ME AMNISTINË PENALE/ I dënuari: Nuk më lanë të takoja fëmijën për dy vite

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT