Vdekja e shoferit të Ministrit Fatmir Xhaja, 31-vjeçarit Shkëlzen Qordja ka krijuar një pikëpyetje të madhe mediatike lidhur me vetëvrasjen e tij.
Ndërkohë që akoma diskutohet në media ekspertiza e dalë nga mjekët ligjorë të nisur në Prokurori emisioni ‘Opinion’ i ka kushtuar sot vëmendje zgjidhjes së pikëpyetjeve të ngjarjes më të bujshme deri sot për nga aktet e vetëvrasjes.
Në komentin e saj gazetarja e kronikës së zezë, Klodiana Lala sqaroi se:
Makina është mbyllur në orën 23:12 të mbrëmjes e cila ka targë MB 100 AA. Pasi ka mbyllur makinën e Ministrit të Brendshëm, ku ka dalë nga një dalje të brendshme të insitucionit të Gardës.
Pjesëtarë të grupit të hetimit thonë se ka patur një lëvizje nga zona e Brrylit tek zona e Kodrës së Diellit dhe në fund që ka mbyllur makinën tek Garda e Republikës në garazhin kryesor.
Do të preferoja që të gjitha anët e politikës të heshtin lidhur me ngjarjen, dhe të mos krijojnë presion politik mbi gjendjen e ngjarjes.


