• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHOFERËT E PABINDUR/ Policia kontrolle, hiqen 21 leje drejtimi, vendosen 58 gjoba, arrestohen…
Home
Aktualitet
Kronikë

SHOFERËT E PABINDUR/ Policia kontrolle, hiqen 21 leje drejtimi, vendosen 58 gjoba, arrestohen…

14 July, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Lezhë Policia Rrugore e Lezhës vijon me kontrolle të shtuara, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues mjetesh dhe janë proceduar në gjendje të lirë për shkak të moshës, 2 drejtues të tjerë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Konkretisht, janë arrestuar në flagrancë shtetasit M. D., I. S., A. Sh., E. A. dhe S. I., si dhe janë proceduar penalisht shtetasit F. N. dhe Z. N., pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetet e tyre pa leje drejtimi, në akset rrugore Lezhë-Milot-Kurbin dhe Lezhë-Mabë-Shkodër. Krahas punës së pandërprerë për menaxhimin e fluksit të krijuar nga sezoni turistik, shërbimet e Policisë Rrugore kanë intensifikuar kontrollet me radar dhe drager, për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të mjeteve që tejkalojnë normat e lejuara të shpejtësisë apo që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit duke u bërë rrezik potencial për përfshirjen në ngjarje rrugore me pasojë jetën.
Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve janë tërhequr 21 leje drejtimi dhe janë vendosur 58 masa administrative për tejkalim shpejtësie, 65 për parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme dhe për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Po gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar për verifikim në Komisariatet e Policisë Kurbin dhe Lezhë, 6 drejtues mjetesh.
Është bërë bllokimi i 3 automjeteve, për mungesë dokumentacioni.
Janë bllokuar 2 mjete që qarkullonin me targa të mjeteve të tjera.
Gjithashtu, është proceduar penalisht në gjendje të lirë 1 drejtues mjeti, për kundërshtim të punonjësit të Policisë.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Policia Rrugore e DVP Lezhë është e vendosur për të ndëshkuar cilindo shkelës të Kodit Rrugor, i cili duke mos respektuar rregullat e qarkullimit rrugor kthehet në burim aksidenti për veten e tij dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës.

VIDEO

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJOFTIMI/ Doni të punoni për SPAK? Ambasada e SHBA: Tani është mundësia juaj
Previous article KOKAINË, KANABIS DHE LOJËRA TË PALEJUARA/ Arrestojnë pronarin e një lokali në Fier (EMRI+VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

NGJARJA TRAGJIKE NË MALIQ/ Policia jep detaje: Ndodhi pasi shoferi kish lënë pa siguruar frenat e dorës Aktualitet

NGJARJA TRAGJIKE NË MALIQ/ Policia jep detaje: Ndodhi pasi shoferi kish lënë pa siguruar frenat e dorës

MBUSHËN SHKOLLAT E TIRANËS ME DROGË/ Dalin fotot e furnitorit dhe ish-policit Aktualitet

MBUSHËN SHKOLLAT E TIRANËS ME DROGË/ Dalin fotot e furnitorit dhe ish-policit

FTESA E RAMËS/ Kryetari i GJL Sadushi: Jo tryezë për pagat, çështja në GJK! Mbetemi të hapur për... Aktualitet

FTESA E RAMËS/ Kryetari i GJL Sadushi: Jo tryezë për pagat, çështja në GJK! Mbetemi të hapur për...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT