• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KOKAINË, KANABIS DHE LOJËRA TË PALEJUARA/ Arrestojnë pronarin e një lokali në Fier (EMRI+VIDEO)
Home
Aktualitet
Kronikë

KOKAINË, KANABIS DHE LOJËRA TË PALEJUARA/ Arrestojnë pronarin e një lokali në Fier (EMRI+VIDEO)

14 July, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Fierit ka goditur një rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe lojërave të palejuara.

Gjatë aksionit të fundit, policia ka arrestuar një 47-vjeçar, pasi kishte përshtatur lokalin për shpërndarje të lëndëve narkotike kokainë e kanabis dhe për organizimin e lojërave të palejuara.

Në pranga ka rënë shtetasi Festim Dhima, pasi në ambientet e lokalit në pronësi të tij policia ka gjetur doza me lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier dhe me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë policore se në një lokal në Roskovec shpërndahej lëndë narkotike dhe organizoheshin lojëra të palejuara, kanë organizuar punën dhe si rezultat është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

F. Dh., 47 vjeç, banues në Kurjan, Roskovec.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në ambientet e lokalit në pronësi të tij, u gjetën doza me lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa.

Gjatë kontrollit në lokal u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale edhe një valixhe me zare dhe fisha të ndryshme si ato të lojërave të fatit të pokerit që shërbejnë për të luajtur bixhoz.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

VIDEO

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHOFERËT E PABINDUR/ Policia kontrolle, hiqen 21 leje drejtimi, vendosen 58 gjoba, arrestohen...
Previous article PO NDËRTONTE BIZNES NË PRONË PUBLIKE/ Arrestohet 35-vjeçari në Klos

s.autor

Postime të ngjashme

NGJARJA TRAGJIKE NË MALIQ/ Policia jep detaje: Ndodhi pasi shoferi kish lënë pa siguruar frenat e dorës Aktualitet

NGJARJA TRAGJIKE NË MALIQ/ Policia jep detaje: Ndodhi pasi shoferi kish lënë pa siguruar frenat e dorës

MBUSHËN SHKOLLAT E TIRANËS ME DROGË/ Dalin fotot e furnitorit dhe ish-policit Aktualitet

MBUSHËN SHKOLLAT E TIRANËS ME DROGË/ Dalin fotot e furnitorit dhe ish-policit

FTESA E RAMËS/ Kryetari i GJL Sadushi: Jo tryezë për pagat, çështja në GJK! Mbetemi të hapur për... Aktualitet

FTESA E RAMËS/ Kryetari i GJL Sadushi: Jo tryezë për pagat, çështja në GJK! Mbetemi të hapur për...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT