Një grua ka rrezikuar të humbasë jetën ditën e djeshme. Burri i saj ka qenë “heroi” i cili ka arritur ta shpëtojë.
Komisariati i Policisë Berat
Më datë 28.08.2018, në fshatin Malinat, shtetasja B.A., vjeçe 47, në vendin e quajtur “Valë”, duke kaluar lumin, aksidentalisht, është rrëzuar, ku ka rrezikuar të mbytet por është shpëtuar nga nga bashkëshorti, e cila ndodhet në spital nën kontrollin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për ngjarje aksidentale.


