Një operacion i suksesshëm kërkim-shpëtimi u zhvillua pasditen e së enjtes, pasi një dron i Frontex identifikoi 59 emigrantë në det, rreth 46 milje detare në veri-veriperëndim të Kala Limenas, n◄ Greqi.
Menjëherë pas sinjalizimit, në zonë ndërhyri një anije e “Frontex”, e cila me ndihmën e tre anijeve që ndodheshin në kalim arriti të shpëtojë të gjithë personat në bord.
Sipas autoriteteve, emigrantët janë marrë në kujdes dhe po transportohen në mënyrë të sigurt drejt portit të Kala Limenas, ku pritet të kryhen procedurat përkatëse.
Operacioni u zhvillua nën koordinimin e EKSED, duke garantuar ndërhyrjen e shpejtë dhe evakuimin e sigurt të 59 emigrantëve.


