Policia e Tiranës ka parandaluar një ngjarje, që mund të kishte pasojë të rënda.
Blutë e kryeqytetit bëjmë me dije se në fshatin Maknor, në Pezë, 58-vjeçari me iniciale P. S., është konfliktuar për motive pronësie me vëllain e tij, Xh. S., dhe gjatë konfliktit ka dhunuar fizikisht mbesën e tij (vajzën e shtetasit Xh. S.) duke i shkaktuar lëndime në trup.
Policia ka vënë në pranga 58-vjeçarin, si dhe ka shpallur në kërkim djalin e tij me iniciale, E. S ka thyer xhamat e mjetit të xhaxhit, si dhe ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij.
“Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Dhunë në familje” në ngarkim të shtetasit P. S., dhe veprat penale “Shkatërrim prone”, “Kanosje”, “Prishje e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve”, në ngarkim të shtetasit E. S.”,-thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës


