• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHKUP/ Parlamenti seancë për miratimin e dy ministrave të rinj nga Aleanca për Shqiptarët
Home
Rajon

SHKUP/ Parlamenti seancë për miratimin e dy ministrave të rinj nga Aleanca për Shqiptarët

12 February, 2024 s.autor Rajon

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut hapi sot seancën për miratimin e dy ministrave të rinj të Shëndetësisë dhe të Shoqërisë Informatike dhe Administatës, pas shkarkimit të premten të ministrave të cilët udhëhiqnin këto dy sektorë.

Ministrat e rinj, Ilir Demiri dhe Naim Bajrami janë propozuar nga krahu i ish-kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Ndryshimet në kabinetin qeveritar pasojnë përplasjet në mes zotit Sela dhe kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari pasi ky i fundit vendosi t’i bashkohet opozitës shqiptare në zgjedhjet e caktuara për më 8 maj.

Kandidati për Ministër të Shëndetësisë, Ilir Demiri është mjek – infektolog që aktualisht kryen detyrën e drejtorit të spitalit në Tetovë. Ndërkaq, Naim Bajrami, inxhinier i Tekonologjisë Informatike do të marrë drejtimin e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Por, parlamenti filloi seancën me diskutime për zgjidhjen e problemit të krijuar me lejet e drejtimit të automjeteve, regjistrimit të automjeteve dhe targave të tyre, të shkaktuar nga detyrimi i zbatimit të Marrëveshjes së Prespës, me Greqinë fqinje.

Autoritetet qeveritare nuk kanë qenë në gjendje t’i pajisin deri më tani shtetasit me dokumentet e reja ku duhet të figurojë emri i ri i shtetit: “Republika e Maqedonisë së Veriut”.

Kjo ka shkaktuar shqetësim tek shumë banorë të këtij vendi.

Parlamenti miratoi me konsensus ligjin që do të mundësojë përdorimin e këtyre dokumenteve vetëm brenda vendit, deri në fund të vitit./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DRIDHET NËNTOKA E KALIFORNISË/ Plot 25 tërmete në vetëm pak minuta
Previous article NUK ISHTE HAPUR ENDE/ Zjarr në parkun më të madh argëtues të Suedisë, plagosen 12 persona

s.autor

Postime të ngjashme

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë Rajon

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni Rajon

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini Rajon

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT