Një automjet tip “Audi A4”, me targa AA 452 PH është djegur gjatë natës në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani”, para bashkisë së qytetit.
Mësohet se automjeti është tentuar të digjet edhe para dy ditësh. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.
/AlpeNews.al/