• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Fier, marshim për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit
Home
Shëndet

Fier, marshim për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit

23 October, 2017 Ina.Autor Shëndet

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit në luftën kundër kancerit të gjirit në Fier është zhvilluar një marshim sensibilizues, me pjesmarrjen e grave, vajzave si dhe deputeteve të këtij qarku. Ato shpërndanë mesazhin se beteja me këtë patologji mund të fitohet nëse ekzaminohet në kohë.
Beteja me kancerin e gjirit mund te fitohet nëse sëmundja ekzaminohet në kohë. Ishte ky mesazhi që është përcjellë në marshimin sensibilizues i zhvilluar të dielën në qytetin e Fierit për të ndërgjegjësuar gratë dhe vajzat në luftën kundër kancerit të gjirit.
Drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik në Fier Nevila Doka apeloi gratë dhe vajzat që t`i kushtojnë rëndësi kësaj semundje e cila mund të jetë vdekjeprurëse nëse nuk konstatohet në kohë.
Nevila Doka: T’i kushtoni vëmendje kësaj sëmundje sepse realisht nga dita në ditë kjo po merr jetë. Realisht shumë gra e kanë humbur betejën me këtë sëmundje. Dhe humbja e kësaj beteje vjen nga neglizhimi, nga ankthi dhe frika që të ndjell kjo sëmundje. Ne nuk duhet të kemi frikë, duhet të jemi të forta sepse nqs ne arrijmë të ekzaminojmë hershëm këtë sëmundje, ne shpëtojmë jetë.
Marshimit sensibilizues iu bashkuan edhe deputetet e Qarkut Fier, Kryetarja e Bashkisë Patos si dhe drejtuese të institucioneve të ndryshme.
Deputetet: “Jemi të gjitha zonja, të gjitha nëna që fëmijët tanë dhe familja jonë pret nga ne. Prandaj ekzaminimi i hershëm i kësaj sëmundje shpëton jetë dhe prodhon jetë.”
“Jemi ne në fakt që prodhojmë dhe duhet të shpëtojmë jetët tona për të krijuar vazhdimësinë e jetës. Sa më shpejt të ekzaminohemi, kaq më shpejt shërohemi.”
Sipas statistikave të bëra publike nga Instituti i Shëndetit Publik, cdo vit në Shqipëri diagnostikohen me këtë patologji rreth 550 gra dhe vajza. Mjekët apelojnë që pas moshës 20 vjece duhen shpeshtuar ekzaminimet e gjirit.

/AlpeNews.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VLORE/ Digjet Audi, u tentua edhe para dy ditëve
Previous article UKË LUSHI: Kosova po mësohet me demokracinë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PSE GJUNJËT DHEMBIN MË SHUMË ME KALIMIN E MOSHËS? Disa mënyra të thjeshta për t’i mbrojtur Shëndet

PSE GJUNJËT DHEMBIN MË SHUMË ME KALIMIN E MOSHËS? Disa mënyra të thjeshta për t’i mbrojtur

PAS ILAÇEVE PËR DOBËSIM/ Një tjetër trend trondit kirurgjinë estetike Shëndet

PAS ILAÇEVE PËR DOBËSIM/ Një tjetër trend trondit kirurgjinë estetike

VËMENDJE! Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini Shëndet

VËMENDJE! Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT