• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SHKRIM I VONUAR”/ Plasari u përgjigjet kritikëve: Disa teatërmëdhenjve u them “Ç’më çani trapin!”
Home
Sociale

“SHKRIM I VONUAR”/ Plasari u përgjigjet kritikëve: Disa teatërmëdhenjve u them “Ç’më çani trapin!”

5 July, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Studiuesi i njohur dhe profesori Aurel Palasari u është përgjigjur të gjithë kritikëve që kanë reaguar pas shkrimit që ai ka botuar pak ditë më parë në “Gazetën Panorama”.

Me anë të një postimi në Facebook, të titulluar “Autokritikë”, u përgjigjet të gjithë atyre që shkrimin e tij e kanë quajtur të vonuar.

Shkrimi i plotë

“AUTOKRITIKË”

Ky i këtushmi, i botuar në datën 2 korrik, në gaztën “Panorama”, paskësh qenë një shkrim imi i gabuar, sepse paskësh qenë i vonuar, jashtë kohe, kur të tjerët e paskëshin realizuar dhe kryer mbrojtjen madhore të Teatrit. U bë e treta herë që e lexoj, tani edhe e dëgjoj me veshë, sesi po më qortojnë madje edhe gjatë një mbledhjeje të freskët natësore “mbrojtësish të teatrit”: e paskësha shkruar më vonesë, jo kur do ta kishte dashur Organizata e Bashkimeve Profesionale të Mbrojtësve të Licencuar të Teatrit. A thua se kisha shkruar për ta: i ka genjyer mendja!

Me vonesë unë? I cili kam qysh prej 2011 – e pakta – që kam ngulmuar publikisht (me një listë të mirë shkrimesh) që E.R. nuk bën për të qeverisur? Që E.R. nuk njeh as idetë dhe as praktikat demokratike? Që E.R. e urren parlamentarizmin? Që E. R. ushqen mllef kundër inteligjencies; madje – për ata që e mbajnë mend – e kam ftuar që, nëse ka pasur ndonjë mllef me mua, të vinte e të më lëpinte këpucët, simbas shprehjes së Konicës? Tani unë, për Organizatën e Bashkimeve Profesionale të Mbrojtësve të Licencuar të Teatrit, një pjesë e së cilës i kanë dhënë E.R. votat për të futur në dorë pushtetin, qenkësha “i vonuar” me shkrimet e mia. Kur ish-mikut tim nuk kam ngurruar t’i them atë shprehjen e Konicës, kujtoni se e kam problem t’ju them ndoca teatërmedhenjve prej jush “Ç’më çani trapin!”?

Ja ku ju po bëj “autokritikë” duke premtuar që do të korrigjohen në rastin më të parë, madje duke filluar qysh në këtë moment me urimin tim për dështimin në protestë veçan të atyre që dalin atje një pH acid në trup, burimin i shumë sëmundjeve të ditura, sepse pH acid shkaktohet pikërisht prej ndjenjave negative: mërisë, urrejtjes, mllefit, zilisë. Si edhe një mësim për veten për të ruajtur pH-in tim alkalin, të favorizuar nga dashuria me të cilën pata shkruar – kur nuk duhej – edhe këtë shkrim të gabuar.

Autori

c52a0e63-0caf-41c9-9877-a66b139dec6d

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Punonjësit e kompanisë së futurimit "Ryanair" ngrihen në protesta, ja çfarë kërkojnë
Previous article Christian Vieri: Për Italinë, RONALDO do të jetë si të fitosh llotarinë

F.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT