Prokuroria nis procedim penal për Rafinerinë e Naftës Elbasan. Ky procedim po bëhet për shkak të ndotjes së mjedisit.
Policia e Elbasanit në bashkëpunim me Prokurorinë kanë filluar procedimin penal për ndotësit e mjedisit. Burime pranë Policisë Elbasan bëjnë të ditur se pas denoncimit të Kryetarit të Grupit të PS Taulant Balla, një grup i përbërë nga oficerë policie dhe oficerë të Policisë Gjyqësore kanë kryer veprimet paraprake të këqyrjes së derdhjeve të mbetjeve në lumin Shkumbin nga Rafineria e Naftës. Ndërkohë ministri Klosi ka njoftuar shkrirjen e inspektoratit te Mjedisit në Elbasan për paaftësi në punë.
Po sot, kreu i grupit parlamentar Taulant Balla i ka kërkuar ministrit të Mjedisit Blendi Klosi të marrë masa ndaj këtyre kompanive që ndosin mjedisin, por edhe ndaj Inspektoriatit të Mjedisit, i cili nuk bën detyrën.
Sipas Ballës nuk mund të tolerohet një vit afat për të vënë në punë pluhurkapset.
“Prej kohësh i kam kërkuar Inspektoriatit të Mjedisit Elbasan marrjen e masave për ndotjen që shkaktojnë këto uzina.
Çdo gjë e ka një kufi ndaj dhe publikisht i kërkova Ministrit të Mjedisit Blendi Klosi të marrë masa ndaj këtyre kompanive që ndosin mjedisin, por edhe ndaj Inspektoriatit të Mjedisit i cili nuk bën detyrën.


