Edhe pse Presidenti Meta nuk e dekretoi si Ministër të Jashtëm, sot ka publikuar foton e Ministrit në detyrë Gent Cakaj në takimin me homologun hungarez Szijjártó.
Meta refuzoi ta dekretonte Cakajn, duke “detyruar” Ramën që atë post ta mbante vetëm, duke e vendosur Cakajn si Ministër në detyrë.
Meta ka falenderuar Hungarinë për dërgimin e 100 mijë maskave dhe 5 mijë veshjeve mbrojtëse mjekësore për Shqipërinë.
Presidenti i shprehu mirënjohje Hungarisë dhe e cilësoi si një aleate të përherëshme të shqiptarëve.
“Mirënjohje Hungarisë mike dhe aleate të përhershme të shqiptarëve, për solidaritetin dhe ndihmën bujare konkrete që i dha sot vendit tonë në mbështetje të luftës kundër COVID-19, duke na dhuruar 100 mijë maska dhe 5 mijë veshje mbrojtëse mjekësore.
Falenderoj Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, z.Péter Szijjártó që shprehu sot nga Tirana vullnetin për forcimin e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht kundër pandemisë, kësaj të keqeje të përbashkët”, shkruan Meta në statusin e tij.