• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHKRESA/ Aplikimet në Akademinë e Sigurisë, Lamallari firmos urdhrin që rishikon kufirin e moshës për pranimet në Polici
Home
Politikë

SHKRESA/ Aplikimet në Akademinë e Sigurisë, Lamallari firmos urdhrin që rishikon kufirin e moshës për pranimet në Polici

1 September, 2026 s.autor Politikë

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, firmosi urdhrin për rishikimin e kufirit të moshës për pranimin në Policinë e Shtetit, duke zgjeruar mundësitë për të rinjtë, profesionistët me përvojë dhe punonjësit që vijnë nga struktura të tjera të sigurisë.

Vendimi vjen në përgjigje të kërkesave të shumta të adresuara te ministri përmes rrjeteve sociale dhe komunikimeve të drejtpërdrejta, nga qytetarë që dëshirojnë t’i bashkohen Policisë së Shtetit dhe të kontribuojnë për sigurinë e vendit dhe qytetarëve.

Sipas urdhrit, kufiri i moshës për pranimin në Polici rishikohet deri në 35 vjeç për kandidatët që kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë dhe synojnë të angazhohen në role zbatuese, përfshirë shërbimin në Patrullën e Përgjithshme, përmes ndjekjes së Kolegjit Bazë.

Brenda të njëjtit kufi moshe, deri në 35 vjeç, mund të ndjekin studimet Bachelor në Akademinë e Sigurisë edhe kandidatët që synojnë të hyjnë në strukturat e Policisë në rolin e parë drejtues, me gradën nënkomisar.

Mundësi të reja krijohen edhe për profesionistët me arsim të lartë. Personat që kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë, me profile të përshtatshme, si ekonomi, financë, teknologji informacioni etj., mund të pranohen në rolin e parë drejtues deri në moshën 40 vjeç, pas përfundimit të kursit të specializuar për nënkomisarë.

Ndërkohë, për punonjësit që vijnë nga institucione të tjera të sigurisë, kur plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe kalojnë procedurat përkatëse të pranimit, nuk do të ketë kufizim moshe.

Ministri i Brendshëm e cilësoi vendimmarrjen si një hap drejt krijimit të mundësive më të barabarta për t’iu bashkuar Policisë së Shtetit, duke marrë në konsideratë jo vetëm moshën, por edhe nivelin e arsimimit, kualifikimet dhe përvojën profesionale të kandidatëve.

“Kjo është një vendimmarrje e drejtë, e cila ofron mundësi të barabarta në raport me angazhimin dhe përvojën e gjithsekujt, pa u penalizuar nga kritere të ngurta të aplikuara njëtrajtshëm për kandidatë me nivele të ndryshme arsimore dhe profesionale”, u shpreh ministri.

“Vokacioni për sigurinë, rifreskimi i organizatës policore dhe fuqizimi i saj mbi përvojat e mëparshme të prurjeve të reja udhëheqin misionin tonë për një Polici më profesionale, më të fortë dhe më pranë qytetarëve”, tha Lamallari.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZYRTARE/ Muçi mbetet pa trajner, shkarkohet Tekke
Previous article I NXEHTI BËN "NAMIN" NË SPANJË/ Mbi 5 mijë vdekje në tre muaj nga temperaturat ekstreme

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPONJA SHQIPTARE QË NUK NJEH HUMBJE"/ Rama pret në Kryeministri kampionin Nelson Hysa: Edhe unë me demokratin Zef Gjoni që… Politikë

"SHQIPONJA SHQIPTARE QË NUK NJEH HUMBJE"/ Rama pret në Kryeministri kampionin Nelson Hysa: Edhe unë me demokratin Zef Gjoni që…

"BËRA NJË ZOTIM QË PO BËHET REALITET"/ Rama flet për sigurinë në shkolla: 20 institucionet e para në Tiranë janë pajisur me kamerat inteligjente... Politikë

"BËRA NJË ZOTIM QË PO BËHET REALITET"/ Rama flet për sigurinë në shkolla: 20 institucionet e para në Tiranë janë pajisur me kamerat inteligjente...

RAMA MBLEDH TË ENJTEN GRUPIN E PS NË PALLATIN E "BRIGADAVE"/ Në fokus sërish “Besa” Politikë

RAMA MBLEDH TË ENJTEN GRUPIN E PS NË PALLATIN E "BRIGADAVE"/ Në fokus sërish “Besa”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT