• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHKOLLA TE BUJQËSORI/ Banorë e simpatizantë të PD peticion Berishës: Si vjehërr dhe gjysh, mblidheni dhëndrin (FOTO)
Home
Politikë

SHKOLLA TE BUJQËSORI/ Banorë e simpatizantë të PD peticion Berishës: Si vjehërr dhe gjysh, mblidheni dhëndrin (FOTO)

12 April, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Qindra banorë e simpatizantë të selisë blu i janë drejtuar me një peticion ish kreut të PD, Sali Berisha, në të cilën shprehin indinjatën e tyre ndaj protestave të organizuara nga drejtues të PD kundër ndërtimit të shkollës së re “Nënë Tereza” në Kodër Kamëz. Sipas Bashkisë, në peticionin drejtuar Berishës, banorët theksojnë se shkolla e re e planifikuar për t’u ndërtuar do i shërbejë një komuniteti të gjerë prej 30 mijë banorësh.

“Ne, banorët e Kodër-Kamzës, ku jeton një komunitet prej rreth 30 mijë banorësh, ditët e fundit jemi çuditur nga protestat e organizuara nga disa pedagogë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, të drejtuara nga dhëndri Juaj, z. Jamarbër Malltezi, të cilët, me sa kemi dëgjuar në media, kundërshtojnë ndërtimin e shkollës 9-vjeçare dhe gjimnazit “Nënë Tereza”, thuhet në peticionin e banorëve.

Ata theksojnë se nevoja për ndërtimin e kësaj shkolle është e hershme dhe fëmijët detyrohen të udhëtojnë çdo ditë me kilometra për t’u arsimuar në shkollën e Laprakës.

“Dëshirojmë t’ju sjellim në vëmendje se kjo shkollë është një kërkesë të cilën ne ia kemi bërë prej vitesh Bashkisë së Tiranës, për arsye se në zonën tonë nuk ka as shkollë 9 vjeçare dhe as gjimnaz, dhe fëmijët tanë detyrohen të udhëtojnë çdo ditë me kilometra për t’u arsimuar në shkollën e Laprakës”, theksojnë banorët e Kodëz Kamzës.

Ndaj, ata i kërkojnë ish-kreut të PD-së që të ushtrojë ndikimin e tij të fortë në parti dhe të vendoset në pozicionin e vjehrrit dhe të gjyshit, për t’i dhënë fund protestave kundër ndërtimit të shkollës “Nënë Tereza”.

“Të indinjuar nga protesta e pakuptimtë kundër shkollës që i sjell veç të mira komunitetit tonë; Të shqetësuar që fëmijët tanë bëjnë çdo ditë deri në 10 kilometra për të shkuar në shkollë; Të fyer që dhëndri Juaj po bllokon ndërtimin e shkollës sonë, në një zonë që ka mbështetur historikisht PD; Ju drejtohemi Juve ngaqë besojmë se PD nuk ka lider tjetër, duke Ju kërkuar të viheni në pozicionin e vjehrrit dhe të gjyshit, dhe me ndikimin Tuaj t’i jepni fund protestave kundër ndërtimit të shkollës “Nënë Tereza” sepse edhe fëmijët tanë meritojnë të mësojnë si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre të Tiranës. Me shpresë se ndërhyrja Juaj do ta zgjidhë problemin tonë”, thuhet në peticionin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT I FRIKSHËM NË KËLCYRË/ Makina bie nga 8 metra lartësi, disa persona të...
Previous article SOT FEMRAT ÇMENDEN PAS TIJ/ Shihni si dukej para shumë vitesh Blerim Destani

F.autor

Postime të ngjashme

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj Politikë

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj

PROTESTA/ Studentët nisin marshimin nga Rruga e Durrësit drejt Kryeministrisë Aktualitet

PROTESTA/ Studentët nisin marshimin nga Rruga e Durrësit drejt Kryeministrisë

DHUNA NË PROTESTA/ Policia udhëzon Komisariatet: Numra identifikimi për efektivët, mbrojtje për të miturit Aktualitet

DHUNA NË PROTESTA/ Policia udhëzon Komisariatet: Numra identifikimi për efektivët, mbrojtje për të miturit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT