Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mesditë në afërsi të fshatin Leskaj në Këlcyrë.
Nga raportimet e para mësohet se një makinë ka dalë nga rruga duke rënë nga 8 metra lartësi, ndërsa njoftohet se ka disa të plagosur.
Nga informacionet paraprake thuhet se drejt vendit të ngjarjes janë nisur dy ambulanca ndërsa po ashtu edhe një helikopter, i cili pritet të transportojë shoferin,. Pasi ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Njoftimi i policisë:
Në orën 14:05, njoftohemi në rrugën rurale të fshatit “Asim Zeneli”, Gjirokastër, shtetasi H.Sh, 81 vjeç, banues në fshatin “Asim Zeneli”, duke drejtuar një motor është rrëzuar dhe ka marrë dëmtime të rënda në kokë.
Shtetasi i aksidenuar është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër dhe do të transportohet për në Spitalin e Traumës Tiranë.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe po punohet për zbardhjen shkaqeve të aksidentit.



