Organizimi i dasmës Harry- Markle s’mund të lihet kurrsesi për momentin e fundit. Ndonëse na ndajnë muaj nga 18 maji i famshëm, parapërgatitjet kanë nisur që tani.
Pas lajmit se ditën e dasmës dhe të nesërmen baret do të mund të rrinë hapur dhe të servirin alkool deri në mesnatë, gjë që nuk ndodh çdo ditë, këshilli ndërhyri sërish dhe bëri një tjetër kërkesë, që na lejoni t’ju themi, nuk u prit fare po fare mirë ama.
Ditën e dasmës mbretërore, kryetari i këshillit kërkoi që të largoheshin të gjithë endacakët nga rrugët.
Unë kam qindra shtëpi, ti s’ke asnjë!
Kjo ka zemëruar sidomos aktivistët e majtë, të cilët kanë nisur të bëjnë thirrje dhe organizim për protestë përmes Facebook- ut.
“Shkofshin prapa diellit mbretërorët!” është kryefjala e thirrjes së tyre.
Ata kanë propozuar që më 18 maj të vishen si endacakë dhe të marrin me vete diçka për t’u shtrirë mbi të në rrugë. Aktivistët kanë shpjeguar se kjo nismë nuk është aspak politike, veçse në mbrotje të dinjitetit të të pastrehëve.
Sipas tyre policia do ta ketë të vështirë “t’i pastrojë” rrugët nga mijëra njerëz. Pritet që protestës t’i bashkohet një numër i madh të zemëruarish.
Nëse kjo do të ndodhë vërtet, ceremonia s’do të jetë aq perfekte sa pritej. Si për ironi të fatit, Harry- t dhe Meghan- it do t’ua shkatërrojnë dasmën pikërisht ata për të cilët janë kujdesur prej kohësh.
Që të dy kanë mbështetur vazhdimisht shoqatat bamirëse për të pastrehët./anabel







