Herën e fundit që dëgjuam për Rihanna- n dhe e pamë atë ishte gjatë funeralit të kushëririt Tavon Alleyne në Barbados.
E veshur në të bardha, këngëtarja u fotografua disa herë duke u përlotur, kjo dhe për faktin se kishte raporte të afërta me të ndjerin.
Si për të marrë veten, tanimë Rihanna ndodhet në Paris përkrah sheikut Hassan Jameel.
Këngëtarja është fotografuar e veshur sport, me të zeza dhe me një kapele Burberry.
Çifti u përfol se ishte në një lidhje që në qershor të 2017- s. Biznesmeni afërmendsh thuhet se e trajton Rihanna- n si princeshë, e cila ndërkohë është mjaft e dashuruar dhe po mundohet ta mbajë romancën larg mediave.
Hassan- i është zëvendës president dhe zevëndës kryetar i Abdul Latif Jameel, kompanisë së familjes, e cila është ndër më të mëdhatë në botë. Po ashtu, familja zotëron 14 skuadra futbolli të quajtura “The Jameel League”.
Tani që ia numëruam fije për pe të ardhurat, nuk e kemi merak Riri- n në dorën e kujt e kemi lënë.







