• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Shkenca: Tumori mund të fiket ose të ndizet njësoj si kompjuteri
Home
Shëndet

Shkenca: Tumori mund të fiket ose të ndizet njësoj si kompjuteri

10 February, 2018 Ina.Autor Shëndet

Tumori mund “të fiket” ose “të ndizet” njësoj si një kompjuter, kjo falë bllokuesve të rinj molekularë, të cilët, duke vepruar mbi shumë shënjestra njëkohësisht, modifikojnë “kartën e identitetit” të shkruar mbi ADN-në e qelizave tumorale duke i bërë të kthehen në normale apo duke i shtyrë drejt vetëvrasjes, sipas testeve të para laboratorike të publikuar në revistën “Nature Communications” nga Universiteti i Pavias dhe “La Sapienza” në Romë, në bashkëpunim me Universitetin “Johns Hopkins” dhe atë Bostonit në SHBA.

“Prej më shumë se 10 viteve studime të mbështetura nga Shoqata Italiane për Kërkimin mbi Kancerin (AIRC), kemi arritur të ideojmë këto molekula të vogla që kanë aftësinë të godasin në mënyrë selektive dy shënjestra të veçanta, por të lidhura në funksione dhe afër në hapësirë”, thotë Andrea Mattevi, profesor i biologjisë molekulare në Universitetin e Pavias, citon ATSH.

“Kjo ishte një provë e bukur e krijimtarisë kimike. Mjafton të mendosh që filluam nga një molekulë që përdorej kundër depresionit dhe Parkinsonit”, thekson ai.

“Këto modifikime kimike, që quhen epigjenetike, kanë të përcaktuar identitetin e qelizës. Qeliza tumorale është një qelizë ‘e çmendur’ dhe ne shfrytëzojmë krizën e saj të identitetit për ta goditur. Ose e ripërtërijmë duke e kthyer siç ishte në origjinë, ose e shtyjmë drejt vetëvrasjes”, shpjegon Mattevi.

“Është ende herët për të folur për aplikime tek njeriu. Deri tani kemi marrë një provë në parim. Molekulat janë selektive, nuk godasin qelizat e shëndetshme dhe mund të përdoren në doza relativisht të ulëta. Shpresojmë që shumë shpejt mund të bëhen barna të vërteta”, thekson profesori i biologjisë.10

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTAN FUGA/ Zgjedhjet në Akademinë e Shkencave si farsë, reformimi fasadë
Previous article Horoskopi ditor, e shtunë 10 shkurt 2018/ UPS! Kjo fundjavë sapo tronditi FINANCAT! Çfarë pritet...

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DITA BOTËRORE E HEPATITEVE/ MSH: Miratohet për herë të parë Plani Kombëtar për Eliminimin e Hepatiteve Virale Shëndet

DITA BOTËRORE E HEPATITEVE/ MSH: Miratohet për herë të parë Plani Kombëtar për Eliminimin e Hepatiteve Virale

MOS I INJORONI KËTO SHENJA/ Mund të sinjalizojnë SËMUNDJE serioze inflamatore të zorrëve Shëndet

MOS I INJORONI KËTO SHENJA/ Mund të sinjalizojnë SËMUNDJE serioze inflamatore të zorrëve

KONSUMONI MOLLË PARA GJUMIT/ Ja përfitimet që sjell për gjumin, tretjen dhe shëndetin… Shëndet

KONSUMONI MOLLË PARA GJUMIT/ Ja përfitimet që sjell për gjumin, tretjen dhe shëndetin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT