• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHKËLZEN SELIMI NË VETTING/ Gjyqtari akuza për hetuesit: Kanë nxjerrë materiale sekrete, largohem nga…
Home
Aktualitet
Drejtësi

SHKËLZEN SELIMI NË VETTING/ Gjyqtari akuza për hetuesit: Kanë nxjerrë materiale sekrete, largohem nga…

27 July, 2018 F.autor Aktualitet, Drejtësi

Shkelzen Selim eshte anetari i shtate i Gjykates se Larte qe del perpara Komisionit te Pavarur te Kualifikimit per procesin e vettingut.

Ne nisje te seances gjyqesore, ai kerkoi pezullimin e saj deri ne kryerjen e nje hetimi se kush eshte personi qe ka nxjerre ne media disa dokumente konfidenciale per te.

Por komisioni nuk e pranoi kerkesen e Selimit. “Pasi u njoha edhe me vendimin e ndërmjetëm, çmoj qe vazhdimi i procesit bie ndesh me nenin 6 te Konventës së të Drejtave të Njeriut per proces te paanshem. Siç e shpjegova dyshimi im nuk eshte te trupa, por te personat qe kane punuar me raportin e DSIK-së. Kane nxjerre sekret hetimor dhe une sjam vene ne dijeni. Ky proces po zhvillohet vetem te figura. Mua s’më jane bere me dije hetimi pasuror dhe aftesite profesionale. Une ketu jam per te mbrojtur dinjitetin tim. Pakkush ka mbajt peshe penale si une me 15 mije ceshtje te tilla mbi shpatulla. Kam gjykuar ceshtje penale te jashtezakonshme. Kam dhene mbi 15 denime me burg perjete. Pasi te largohem ju lutem bejani ju me dije publikut pergjigjet e mia per konstatimet e hetimit administrativ”, tha Selimi perpara se te largohej nga salla.

***

Nga 9 anëtarë që ka tani kjo gjykatë, tre janë rikonfirmuar në detyrë, ndërsa tre të tjerë janë shkarkuar. Kujtojmë se deri më tani janë rikonfirmuar Edmond Islamaj, Xhezair Zaganjori dhe Ardian Dvorani, ndërsa janë shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Admir Thanza, Tom Ndreca dhe Artan Zeneli. Seanca për Selimin do të zhvillohet në orën 11:00.

Trupa gjykuese përbëhet nga: Xhensila Pine, Etleda Çiftja dhe Valbona Sanxhaktari. Shkëlzen Selimi ka një karrierë të gjatë në sistemin gjyqësor. Kujtojmë se ai u dekretua në shtatorin e vitit 2010 nga Presidenti i atëhershëm i Republikës, Bamir Topi.

Kandidatura e tij është kontestuar mjaft fort nga maxhoranca e djathtë në atë kohë, e cila e ankimoi deri në Gjykatën Kushtetuese. Megjithatë, në shtator të vitit 2011 Kuvendi e miratoi emërimin e Shkëlzen Selimit në Gjykatën e Lartë.

Ai u bë një nga magjistratët e parë që arriti në Gjykatën e Lartë si gjyqtar karriere. Shkëlzen Selimi ka shqyrtuar një sërë çështjesh, edhe si gjyqtar rrethi, por edhe si gjyqtar i Gjykatës së Lartë. Kujtojmë këtu se ai ka dënuar ish-kreun e Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, për heqjen e tabelave me mbishkrimet shqip në këtë bashki.

Ai u dënua me gjashtë muaj burgim dhe 3800 euro gjobë për këtë shkelje. Po kështu, gjyqtari Selimi ka mbajtur edhe një peshë të madhe të çështjeve penale që adresohen në Gjykatën e Lartë. Ai ka gjykuar “të fortët”, si Bandën e Lushnjës, Bandën e Cërrikut, “të fortin e Shijakut, Ilir Xhakjen, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm.

Selimi ka pasur edhe Dritan Dajtin, të akuzuar për vrasjen e katër policëve në Durrës, ka dhënë vendim për burgim të përjetshëm për Arben Frrokun, si edhe ka gjykuar edhe Bandën e Durrësit. Gjyqtari Selimi ka gjykuar edhe çështje korrupsioni gjyqtarësh, siç është rasti i Majlinda Andreas, por edhe çështje sensitive si “21 Janari” dhe “Gërdeci”.

Përsa i përket pasurisë, Gjyqtari Selimi ka deklaruar se është pronar i një pike karburanti në ½ e pjesës takuese. Pjesën tjetër e ka bashkëshortja e tij. Kjo pikë karburanti është blerë nga një bankë e nivelit të dytë me një vlerë prej 125 mijë eurosh. Ai ka deklaruar edhe një kredi në vlerën 6 milionë lekë si edhe një automjet “Citroen” të blerë për 450 mijë lekë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËSHIRON INTERIN/ Nënkampioni i botës refuzon Napolin dhe Bayern Munich
Previous article Lazio dhe Igli TARE nuk ndalen/ Italianët firmosin me sulmuesin dhe mesfushorin e njohur

F.autor

Postime të ngjashme

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë Aktualitet

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar Aktualitet

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza Aktualitet

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT