Djali i ish kryeministrit me sa duket nuk eshte ne te njejten gjatesi vale me te atin Sali Berisha, ne lidhje me daten e themelimit te PD.
Pasi ditën e djeshme kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha mblodhi në një organizim anëtarë dhe përfaqësues të kësaj force politike, dhe jo vetëm për të kujtuar 27 vjetorin e krijimit të saj.
Ne te cilin merrte pjese dhe Sali Berisha, njeriu qe ka kater pese vite qe ka ndryshuar daten e themelimit te PD nga 12 dhjetor qe ka qene gjithnje ne 11 nentor, nje fobi me sa duket pasi keshtu ka bere dhe me 29 nentorin qe e ka levizur me nje dite me 28 nentor per çlirimin e Shqiperise.
Por, sot pas ish-kryeministrit Aleksandër Meksi i cili shkruante në një postim në rrjetet sociales se datëlindja e PD-së nuk ishte data 11 dhjetor por 12 dhjetori, me sa duket të njëjtin mendim ndan edhe djali i ish-kryeministrit Berisha.
Ai ka uruar simpatizantët e Partisë Demokratike sot me anë të një postimi në faqen e tij në ‘facebook’.
“Te gjithe demokrateve i uroj gezuar ditelindjen e shtepise sone te perbashket ”, shkruan Shkëlzen Berisha.
Eshte veshtire te bensohet se eshte kunder te atit. Ndoshta per shkak te levizjeve te shumta ne te gjithe ishujt e Paqesorit, ose ka humbur nocionin e kohes dhe ka uruar me oren e atjeshme, ose nuk orientohet mire se ka kohe qe eshte jashte vendit bashke me Arminen.(TemA)


