Pronari i një shtëpie goditi një hajdut të dehur 50 herë dhe e vrau pasi e pa atë duke në tentaivë për të vjedhur një TV në dhomën e tij.
Errol Hanson, 51 vjeç, pranoi që goditi Mohammed Savare, 26 vjeç, mbi 50 herë në kopshtin e tij, pasi e gjeti atë duke mbajtur televizionin e tij në orët e para të mengjesit.
Hanson, nga Catford, në jug lindje të Londrës, po fshinte rrugën jashtë shtëpisë së tij.
Kur u kthye brenda, ai gjeti hajdutin me televizorin e tij në duar dhe telefonin celular në xhepin e tij.
Hanson, i rrugës Brownhill, Catford, mohon vrasjen, duke pretenduar se e ka goditur atë, por ishte ‘tmerruar’ dhe ishte vetëmbrojtje.
Prokuroria megjithatë pretendon se veprimet e tij nuk ishin ‘as të nevojshme as të arsyeshme’.
‘Në fund të fundit, z. Savare kishte mbi 50 plagë të thikë në trupin e tij, prej të cilëve vetëm 30 ishin në qafë.
“Ai u tha mjekëve se në kohën kur ai goditi me thikë Mohamed Savre ishte në një tërbim pasi ai kurrë nuk ishte ndjerë kaq i zemëruar më parë dhe se ai kishte humbur kontrollin.”
Gjyqi vazhdon.
Përgatiti: AlpeNews.al


