Vrasja e të riut Klodjan Rasha me 2 plumba nga një polic në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë, ka tronditur kryeqytetin. Dinamika e ngjarjes vijon të ketë shumë të panjohura, ndërsa mësohet se fillimi i incidentit nisi nga shkelja e karantinës.
Rasha është ndjekur që nga rruga “Don Bosko” ku është konstatuar, për shkak se kishte thyer orën policore që fillon në orën 22:00 sipas një urdhri të Komitetit Teknik.
Ai u ndoq nga policia deri pranë shtëpisë ku edhe u ekzekutua rreth orës 01:45 të mëngjesit.
Nuk dihet se pse i riu kishte shkelur karantinën, por bie opsioni i kthimit nga puna, pasi ai ishte i papunë. Policia po heton edhe pistën nëse efektivi që qëlloi, ka tejkaluar kompetencat.


