• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHKELËN KARANTINIMIN/ Kapet shoferi i dehur në Tiranë, 40 të tjerëve u hiqet patenta. Gjobiten edhe 116 këmbësorë
Home
Sociale

SHKELËN KARANTINIMIN/ Kapet shoferi i dehur në Tiranë, 40 të tjerëve u hiqet patenta. Gjobiten edhe 116 këmbësorë

3 April, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

116 qytetarë janë gjobitur me 10 mijë lekë pasi janë kapur nga policia duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë. Kjo shifër është një bilanc që Policia e Shtetit bën për 24 orët e fundit.

Ndërkohë, në të gjithë vendin janë evidentuar 40 shoferë që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilëve u është hequr patenta dhe 3 vite dhe i është bllokuar makina.

Ndërkohë, në Tiranë është arrestuar në flagrancë një shofer pasi drejtonte makinën në gjendje të dehur, në masën 1.14 mg/l . Atij iu tërhoq dhe leja e drejtimit, pasi nuk ishte i pajisur me autorizim për lëvizje.

Gjithashtu, janë ndëshkuar 20.000 lekë dhe bllokim automjeti për 3 muaj, 3 shtetas, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbra të hapura, në zonat urbane apo mjedise të tjera publike të hapura.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 9 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes.

“Policia apelon për qytetarët se nuk do të lejohet asnjë këmbësor të dalë për shëtitje, aktivitet sportiv apo për motive të tjera, përveç emergjencave mjekësore dhe atyre që shkojnë në punë, të cilët duhet të kenë me vete kartën e identitetit dhe vërtetimin e punës nga punëdhënësi. Për të bërë pazar në qendrat urbane, një pjesëtar i familjes duhet të aplikojë në e-Albania apo në numrin falas 55155, për t’u pajisur me autorizim, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa. Shërbimet e Policisë, nëse do konstatojnë këmbësorë me mungesë të email-it apo mesazhit konfirmues nga e-Albania, do të aplikojnë gjobat ndaj tyre. Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19”, apelon policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MË NË FUND/ Publikohet sezoni 4 i "La Casa de Papel" (FOTO+VIDEO)
Previous article KORONAVIRUSI/ Mbi 356 viktima në Turqi dhe afro 20 mijë të infektuar, Stambolli drejt kufizimit të plotë

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRE TË ARRESTUAR NË LEZHË/ Dyshohet se po përgatisnin atentat! Njëri lidhet me vrasjen e ndodhur në Sarandë! Gjenden pistoleta, skafandra… (PAMJET) Aktualitet

TRE TË ARRESTUAR NË LEZHË/ Dyshohet se po përgatisnin atentat! Njëri lidhet me vrasjen e ndodhur në Sarandë! Gjenden pistoleta, skafandra… (PAMJET)

E PËSON KEQ/ Hiqej si karabinier për të mashtruar të moshuarit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali! Ja si ra në kurthin e gazetares Aktualitet

E PËSON KEQ/ Hiqej si karabinier për të mashtruar të moshuarit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali! Ja si ra në kurthin e gazetares

AKSIDENT NË LUSHNJE/ Automjeti kthehet përmbys në mes të rrugës! Shoferi përfundon në spital, dyshohet se ishte me shpejtësi të lartë Aktualitet

AKSIDENT NË LUSHNJE/ Automjeti kthehet përmbys në mes të rrugës! Shoferi përfundon në spital, dyshohet se ishte me shpejtësi të lartë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT