Një bandë shqiptare e trafikut të drogës është shkatërruar nga autoritetet greke. Nga operacioni i policisë u arrestuan 3 shqiptarë dhe u sekuestruan 21 kilogramë heroinë.
Aksioni policor u zhvillua në lagjet Kipseli dhe Galatsi në Athinë.
Mësohet se në pranga kanë rënë dy burra të moshës 33 dhe 36 vjeç dhe një grua 60 vjeçe.
Anëtarët e bandës kishin rolet e tyre, ku 33-vjeçari ishtre “drejtori” i organizatës, i cili koordinonte dhe trafikun e drogës.
Ndërkohë 36-vjeçari mësohet se ishte përgjegjës për transportin e drogës, si dhe për ruajtjen e parave të ardhura nga shitja.
Ndërsa 60-vjeçarja mësohet se ishte përgjegjëse për ruajtjen e laboratorit të heroinës.
Përveç heroinës policia ka sekuestruar 1 pistoletë me 11 fishekë, mbi 13 mijë euro, 30.000 lekë shqiptare, 2 automjete, 1 furgon, 2 peshore, 7 celularë, pajisje si prerëse etj.


