• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHKATËRROHET BANDA NË ITALI/ Prostitucion dhe kokainë. Arrestohen shqiptarë
Home
Aktualitet
Kronikë

SHKATËRROHET BANDA NË ITALI/ Prostitucion dhe kokainë. Arrestohen shqiptarë

19 October, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Piacenzës ka arritur të shkatërrojë një rrjet të prostitucionit lokal, duke vënë në pranga shtetas shqiptarë dhe italianë. Banda kryente një sërë veprimtarish kriminale, si prostitucioni, shitja e kokainës, si dhe ndihmë të emigracionit të jashtëligjshëm.

Agjentët policorë kanë përdorur aparate të sofistikuara  për të përgjuar shfrytëzuesit e prostitutave nëpër rrugët e Piacenzës. Si rrjedhojë e hetimeve, policia arrestoi disa persona, shqiptarë e italianë. Katër prej tyre përfunduan në burg, një në arrest shtëpie dhe pesë janë detyruar që të paraqiten në policinë gjyqësore, shkruajnë mediat italiane.

Sipas skemës të ndërtuar nga hetuesit, rezulton se banda trafikonte vajza të reja shqiptare, duke u siguruar atyre apartamente dhe makina të shtrenjta. Ndër të arrestuarit janë dy shqiptarë, të dyshuar si krerë të bandës, të dy banues në Piacenza, si dhe të dy me precedentë të shumëfishtë kriminalë.

Të dy, falë teknologjisë, monitoruan vajzat nga distanca, organizuan lëvizjet e tyre dhe trajtuan aspektet e ndryshme logjistike, duke bërë të mundur funksionimin e rrjetit të prostitucionit. Jo vetëm kaq; hetimet zbuluan edhe martesa fiktive midis prostitutave shqiptare dhe disa italianëve, të cilët, në këtë mënyrë, favorizuan jo vetëm praktikën e prostitucionit, por edhe qëndrimin e paligjshëm të vajzave në Itali. Gjithsesj u arrestuan 13 persona.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ELISA SPIROPALI/ Negociatat dhe ca lakenj të paturpshëm që falenderojnë Macronin
Previous article LIVE/ Po luhet ndeshja Luftëtari-Bylis.Mbyllet pjesa e parë

k.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI) Aktualitet

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI)

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre Aktualitet

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët Aktualitet

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT