Policia italiane publikon pamjet e kontrolleve në Bologna gjatë operacionit ndërkombëtar kundër trafikut të drogës që u ndërmor njëkohësisht në Itali, Shqipëri e Gjermani. Në qendër është një grup shqiptar i specializuar në importimin e sasive të mëdha të kokainës nga Gjermania. Deri tani flitet për 13 të arrestuar dhe 22 persona në total në hetim.
Në pamjet e publikuara duken kontrollet me qen në një banesë ku gjenden dhe një tufë me euro të fshehura në çorap, kokainë në mikrovalë, disa telefona dhe doza kokaine gati për tu shitur.