• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I KËRKUAR PËR TRAGIK DROGE/ Apeli lë në fuqi ekstradimin e Princ Dobroshit në Gjermani
Home
Aktualitet
Kronikë

I KËRKUAR PËR TRAGIK DROGE/ Apeli lë në fuqi ekstradimin e Princ Dobroshit në Gjermani

9 April, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi, lejimin e ekstradimit të Princ Dobroshit në Gjermani, i cili është në kërkim për trafik kokainë.

Gjykata e Shkallës së Parë më 14 shkurt 2024 kishte lënë në fuqi vendimin për ekstradimin e Princ Dobroshit, në Gjermani, pasi gjykata e Hamburgut ka nxjerrë urdhër-arresti, sepse dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, të kryer në bashkëpunim, si pjesëtar i një grupi kriminal.
Apeli vendosi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së parë. Më 29 mars, SPAK, sekuestroi pasuritë e Princ Dobroshit dhe kunatit të tij Olsi Syziu,, të hetuar dhe të dënuar për trafikimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike nga Amerika Latine në Europë.Princ Dobroshi njihet ndryshe me nofkën ‘Peshkaqeni’. SPAK ka sekuestroi 10 llogari bankare me vlerë 133 mijë euro, Vilë në Gjirin e Lalzit, dy apartamente te Kodra e Diellit, një apartament te Liqeni i Thatë, makinë Volvo, dhe shoqërinë tregtare ‘SLAI’.
Njoftimi i plotë i Gjykatës së Apelit
‘Referuar raportimeve në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me lejimin e ekstradimit me qëllim ekzekutimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, ndaj shtetasit kosovar me iniciale P. D, nga ku rezulton se Gjykata Themelore Hamburg, Gjermani, me vendimin nr. 162 Gs 1782/23 , dt. 06.09.2023, ka nxjerrë urdhër arresti për shtetasin kosovar P.D , pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, të kryer në bashkëpunim, si pjesëtar i një grupi kriminal, sipas Kodit Penal të Republikës së Gjermanisë.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 334 Regj.Them, datë 14.02.2024, ka vendosur:
-Të lejojë ekstradimin e shtetasit kosovar P. D nga Republika e Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë , për efekt të ekzekutimit te vendimit penal nr. 162 Gs 1782/23 , dt. 06.09.2023 , të Gjykatës Themelore Hamburg, Gjermani.
-Një kopje e këtij vendimi t’i njoftohet Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë, nga shtetasi me iniciale P. D, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, refuzimin e ekstradimit nga Republika e Shqipërisë drejt Republikës Federale të Gjermanisë.
Në përfundim të gjykimit, sot më datë 09.04.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Elona Mihali, vendosi:
– Lënien në fuqi të vendimit nr. 334 Regj. Them, datë 14.02.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
– Një kopje e këtij vendimi t’i njoftohet Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë.’- njofton gjykata e Apelit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKATËRRIMI I KLANIT SHQIPTAR/ Punlikohen PAMJET e megaoperacionit, tufa me euro në çorap e kokaina në mikrovalë
Previous article EMRI/ Në kërkim për kultivim droge, arrestohet 28-vjeçari në Elbasan

s.autor

Postime të ngjashme

\'MJAFT, ËSHTË MJAFT"/ Sky News: Protestat janë kthyer në revoltë ndaj Edi Ramës! Policia përdori gaz lotsjellës... Aktualitet

\'MJAFT, ËSHTË MJAFT"/ Sky News: Protestat janë kthyer në revoltë ndaj Edi Ramës! Policia përdori gaz lotsjellës...

PËR 32 DITË PROTESTOI ME DJALIN E TIJ TË SËMURË/ Pas arrestimi mblidhen mbi 95 mijë euro për Altin Hilën Aktualitet

PËR 32 DITË PROTESTOI ME DJALIN E TIJ TË SËMURË/ Pas arrestimi mblidhen mbi 95 mijë euro për Altin Hilën

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me kushte të paqëndrueshme, reshje shiu gjatë pasdites në këto zona Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me kushte të paqëndrueshme, reshje shiu gjatë pasdites në këto zona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT