Ka disa foto të një anijeje që mund të jetë Moskva – anija e flotës ruse që u mbyt pas një sulmi në Ukrainë.
Anija në fotografi mendohet të jetë “Moskva”, ajo që shkatërruan forcat ukrainase disa ditë më parë.
Ka qenë “OSINTtechnical”, që e ka shpërndarë fotografinë, një llogari që ndan imazhe të inteligjencës.
“Unë nuk mund ta verifikoj vërtetësinë e tij, por ky është një kryqëzor i klasës sllave dhe nuk mendoj se ka pasur një të tillë të shkatërruar më parë” të Moskës.
Moska e ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se ka rënë zjarr dhe s’ka ndodhur kurrsesi një sulm. Por duket se fotografitë provojnë të kundërtën, nëse ato janë të vërteta.


