Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka postuar një foto, ku shikohet ish-kryeministri, Sali Berisha. Sipas tij personat që e shoqërojnë janë të skeduar nga policitë e vendeve partnere për trafikantë droge.
Ndër të tjera Balla shkruan:
“Sali Berisha paske përfunduar të të shoqërojnë persona të skeduar nga policitë e vendeve partnere për trafikante droge.
Mjaft dhe urdhëra për dhunë!
Nuk ndalet Drejtësia e Re as nga ti, as nga Luli, as nga Mona e as nga punonjësit e Xhelal Mziut!”



