• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHKARKIMI I VELIAJT/ Këshilltari i PS Aldo Merkoçi: Me këtë vendim po tjetërsojmë padrejtësisht vullnetin e qytetarëve
Home
Politikë

SHKARKIMI I VELIAJT/ Këshilltari i PS Aldo Merkoçi: Me këtë vendim po tjetërsojmë padrejtësisht vullnetin e qytetarëve

23 September, 2025 s.autor Politikë

Këshilltari i PS, Aldo Merkoçi, deklaroi sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak se me propozimin për shkarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Këshilli Bashkiak ka tjetërsuar votën e qytetarëve.

Ai e cilësoi këtë një moment unik në historinë e demokracisë shqiptare, duke theksuar se për herë të parë po zhvishet nga mandati një kryetar i zgjedhur tri herë radhazi.

Merkoçi tha se ky vendim përbën një precedent të rrezikshëm për autonominë vendore dhe parimet demokratike. Në fjalën e tij, ai theksoi se qytetarët e Tiranës e kanë shprehur qartë vullnetin e tyre, i cili po tjetërsohet padrejtësisht.

Ai nënvizoi se sot këshilltarët po bëjnë një zgjedhje të detyruar, në shkelje të parimeve të vet drejtësisë, në shkelje të drejtave të një individi te zgjedhur me votë të lirë, në shkelje të parimeve të autonomisë vendore.

Deklarata e plotë:

Mbledhja e sotme është një rast unik në historinë e demokracisë shqiptare. Zhveshja nga mandati i një kryetari bashkie të votuar 3 here radhazi është një akt i cili do të na shënoj të gjithëve për një kohë, e cila nuk matet dot as me ciklet politike e akoma më pak më ciklet mediatike të showbizit te cilat diktojnë debatin e ceket publik dhe politik.

Erion Veliaj është kryetari që ndryshoj Tiranën në mënyrë rrënjësore, ai dhe skuadra e tij modernizuan shtëpinë tone, lagjen tone, qytetin tone duke sjellë dinjitet dhe vëmendje në çdo cep të Tiranës.

Prej 7 muajsh Erion Veliaj, mbahet në një kufizim të lirisë, pa gjyq dhe pa proces duke i mohuar atij dhe qytetit një jetese normale.

Për herë të parë në historinë e këtij këshilli, gjendemi përballë një dileme të pazgjidhshme, nga njëra anë lufta për pavarësinë e sistemit të drejtësisë, si gangrena me madhe e tranzicionit shqiptar dhe nga ana tjetër respektimi i Standardeve demokratike dhe autonomisë së pushteteve të pavarura siç është ai I të zgjedhurve vendorë me votë të drejtpërdrejtë nga qytetarët.

Në kushtet e një dilemë të tillë, ne sot po bëjmë një zgjedhje të detyruar, në shkelje të parimeve të vet drejtësisë, në shkelje të drejtave të një individi te zgjedhur me votë të lirë, në shkelje të parimeve të autonomisë vendore, në një tentative ekstreme për ti rikthyer normalitetin qytetit dhe banorëve të tij.

Me shpresën se drejtësia një ditë, do i japi hisen e vet të gjithëve atyre që janë përfshirë në këtë proces, përfshirë dhe në këtu sot. Qytetarët e Tiranës 3 here radhazi e kanë shprehur qartë dhe bindshëm bindjen e tyre se kush ishte alternativa më e mirë për qytetin.

Kështu që ne sot duhet të jemi të qartë, se me këtë vendim po tjetërsojmë në mënyrë të padrejtë vullnetin e lirë të qytetarëve të Tiranës, me shpresën se ky vendim do mund të çlirojë qytetin nga një ngërç vendimmarrjeje, do mund të çliroj ndoshta kryetarin nga një pengmarrje e padrejtë, dhe ndoshta, ndoshta do mund të përshpejtojë dhe normalizojë një proces gjyqësor. Parimi i vendimmarrjeve të Vështira është zgjedhja mes vendimmarrjes së drejtë dhe asaj të lehtë. Pyetja që mbart një peshë jashtëzakonisht te madhe sot për ne është, nëse po ndërmarrim një vendimmarrje të drejtë apo te lehtë?

Një pyetje tjetër edhe më e rëndë është a mos po zëvendësojmë sot drejtësinë me perceptimin? Prokuroria dhe media e kanë bërë tashmë këtë hap, për hir të sensacionit, për hir të emocioneve sepse në fund nuk kanë ndonjë kosto publike të qenësishme. Por mendojeni pak, do të donit të jetonit apo akoma më keq të gjykoheshit ju vete jo në bazë të fakteve dhe  parimeve të së drejtës por në bazë të perceptimit.. Të perceptimit?

Vendimi i sotëm është gjithçka përveç se i lehtë kështu që nuk kam ndërmend as ta zbukurojë as ta lehtësojë nga barra e drejtësisë dhe historisë. Minimumi që mund të bëjmë sot, në respekt të qytetarëve, në respekt të parimeve të drejtësisë dhe në respekt të një kryetari i cili ka dhënë Gjithçka për qytetin është të jemi të ndërgjegjshëm për vendimin që po marrim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KUSH DO T'JA DIJË PËR EVROPËN"/ Njohja evropiane e Palestinës tregon se SHBA-të janë fuqia e vetme që ka rëndësi
Previous article NOBËLI PËR PAQE/ Donald Trump: Nuk më interesojnë çmimet, por shpëtimi i jetëve

s.autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI... Politikë

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT