• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHKARKIMI I PRESIDENTIT/ Tre variantet e vendimit për Ilir Metën
Home
Politikë

SHKARKIMI I PRESIDENTIT/ Tre variantet e vendimit për Ilir Metën

16 June, 2021 F.autor Breaking News, Politikë

Që nga krijimi i saj në vitin 1991 Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, ndodhet përpara shqyrtimit dhe marrjes të një vendimi, të paprecedentë për vendin tonë deri më tani, në certifikimin e votimit nga parlamenti të shkarkimit të presidentit Ilir Meta.

Rezultatin e votimit pro shkarkimit dhe raportin e komisionit hetimor kuvendi ia dërgoi dy ditë më parë Gjykatës Kushtetuese.

Top Channel nga burime pranë kësaj gjykate, mëson se ende nuk është hedhur shorti për caktimin e relatorit që është hapi i parë në këtë proces. Sipas ligjit kushtetuesja ka tre muaj kohë nga data e marrjes së shkresës nga kuvendi për ta shqyrtuar këtë çështje.

Ajo që nuk dihet ende ka të bëjë me faktin nëse kjo gjykatë do ta llogarisë si kohë të afatit 3 mujor, muajin Gusht që është një muaj pushimi për institucionet e drejtësisë. Por cilët janë skenarët e mundshëm të asaj që mund të ndodhë në gjykatën më superiore në vend.

Disa juristë me të cilët u konsultua Top Channel shpjegojnë se një prej skenarëve më të volitshëm për kushtetuesen mund të jetë dërgimi tek Komisioni Venecias për një opinion. Në këtë mënyrë anëtarët e kushtetueses heqin nga kurrizi i tyre një përgjegjësi shumë të madhe duke e pyetur Venecian se a konsiderohen shkelje të renda të ligjit deklarimet e presidentit, sa të shkarkohet.

Nisur nga zgjedhja e anëtarëve të gjykatës kushtetuese, parashikohet që disa prej tyre të mbajnë edhe një qëndrim politik në konfliktin mes presidentit dhe mazhorancës duke mos e votuar nismën e kësaj të fundit.

Por nuk përjashtohet mundësia e një aludimi i një roli të pritshëm të ndërkombëtarëve që mund të sjellë një votim nga 5 me 2 deri në 7 me zero, pro shkarkimit. Ndërsa varianti i fundit është që votimi të dalë në 4 me 3. Po përse mund të ndodhë kjo.

Kujtojmë që anëtarë të gjykatës kushtetuese janë Vitore Tusha, Sonila Bejtja emëruar nga vetë Presidenti dhe Marsida Xhaferllari e kontestuar nga socialistët gjatë procesit të zgjedhjeve. Ndërkohë anëtarët e tjerë janë Altin Binaj, Fjona Papajorgji, Përparim Kalo dhe Elsa Toska.

Balancat në gjykatën kushtetuese mund të ndryshojë për shkak se më 2 korrik, është afati i fundit për Gjykatën e Lartë për të dërguar dy anëtarët e fundit të Gjykatës Kushtetuese.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GROPOSEN TË GJITHA PULAT/ Identifikohet vatra e parë me gripin e shpendëve në qarkun e Elbasanit
Previous article ZBULON TË ARDHMEN E TIJ/ Ylli i Holandës i “hap derën” Barcelonës: Dua të luaj për Ronald Koeman

F.autor

Postime të ngjashme

"FESTË NË SERBI! U SHQYRTUAN DOSJET..."/ Berisha: Ditë e rëndë për shqiptarët Politikë

"FESTË NË SERBI! U SHQYRTUAN DOSJET..."/ Berisha: Ditë e rëndë për shqiptarët

“MARRE”/ Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me burg, reagon kryeministri Rama Politikë

“MARRE”/ Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me burg, reagon kryeministri Rama

DËNIMI I KOMANDANTËVE/ Bajram Begaj: Trishtim i thellë, askush nuk e njollos UÇK-në Politikë

DËNIMI I KOMANDANTËVE/ Bajram Begaj: Trishtim i thellë, askush nuk e njollos UÇK-në

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT