Komisioni i Ligjeve miratoi ditën e sotme me 13 vota pro, 1 kundër dhe asnjë abstenim raportin e Komisonit me propozimin për Kuvendin e Shqipërisë për ngritjen e një komisioni për të hetuar shkeljen e kushtetutës nga ana ana e presidentit Ilir Meta për anulimin e 30 qershorit.
Raporti i u paraqit nga relatori Adnor Shameti i cili gjatë fjalës së tij deklaroi se presidenti Ilir Meta ka shkelur rëndë kushtetutën.
”Presidenti nuk kishte interes për tu dëgjuar në këtë komision. Kur kishte nisur fushata zgjedhore presidenti nxori dekretin e ç’fuqizimit të datës së zgjedhjeve. Kërkesa e 55 deputetëve e bazuar. Kuvendit do t’i dërgohet edhe letra përgjigje e presidencës bashkë me propozimin e ngritjes së një komisioni hetimor”, deklaroi Shameti.


