• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHKARKIMI I PRESIDENTIT/ Mblidhet Komisioni Hetimor, Fino: Shpejt miratojmë planin paraprak
Home
Politikë

SHKARKIMI I PRESIDENTIT/ Mblidhet Komisioni Hetimor, Fino: Shpejt miratojmë planin paraprak

15 July, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta po zhvillon sot mbledhjen e dytë për miratimin e planit paraprak të hetimit dhe rregulloren e brendshme.

Debati te Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit
Adriatik Alimadhi: Anëtarët e komisionit të kenë certifikatën e sigurisë

Alban Zeneli: Duhet të kemi një ekspertizë profesionale. Në Shqipëri janë të ndikuar, nëse është e mundur që ekspertët tanë ligjorë që do të japin ndihmë për këtë komision të jenë edhe të huaj që mund të asistojnë. Pasi ky komision do të dalë me një opinion më shumë politik se profesional. Mendimi im është që të jemi sa më korrekt. Një ekspert jashtë ndikimeve të politikës së përditshme, të jetë i huaj.

Ulsi Manja: Përpara se t’ia kaloj fjalën Finos kam një sugjerim. Te baza ligjore e këtij komisioni, unë propozoj që të shkohet Kodi i Procedurës Penale. Ligji për komisionet, thotë se zbatohen Kodet e Procedurës Penale. E mira është që të reflektohen.

Bashkim Fino: Duhet të kemi parasysh që është plan paraprak hetimi, po i hapim dritën jeshile si komision për të fituar hetimin. Gjatë gjithë kësaj kohe kemi të drejtë që të bëjmë sugjerime. Mos të fokusohemi thjeshtë te kjo. Mendoj dhe shikoj se nuk parashikohet përcaktimi i ekspertëve. Në rregullore parashikohet eksperti vendas apo i huaj. Kjo duhet të jetë pjesë e planit paraprak të hetimit. Të caktohen ekspertë vendas apo të huaj nëse na duhen. Me ndihmën e ekspertëve do ishte mirë ta përcaktonim në planin paraprak.

Ulsi Manja: Propozimi i Zenelit mbështetet edhe nga Fino. Miratohet me konsensus që të jetë si pikë në hapat që do të ndiqen edhe marrja e ekspertizës vendase apo ndërkombëtare.

Adriatik Alimadhi: Dua që cdo gjë që kalon në komision të jetë e saktë, në procedurë nuk na fal askush që të gabojmë. Kam një sugjerim që të shtojmë dicka në lidhje me KQZ-në, për marrjen e aktit, dekretit që ka nxjerrë Presidenti nga KQZ. Të dëgjonim si e ka trajtuar KQZ-ja dekretin nga ana ligjore.

Ulsi Manja: Hap pas pak këtu bën pjesë edhe KQZ, mund të marrim dokumente apo të thërrasim anëtarët.

Alket Hyseni: Marrja e të dhënave apo dëshmive apo provave të tjera i kemi shumë të gjerë, kur të vijmë te miratimi përfundimtar do të ketë a do na duhet KQZ, pra i listojmë.

Adriatik Alimadhi: KQZ-ja duhet të jetë pjesë e thirrjes.

Alket Hyseni: Zyrtarisht ky komision duhet ti bëjë me dije që ka filluar punën dhe presidenti ka të drejtën për t’u shprehur dhe pastaj të riformulohet neni 112 i rregullores. Pra Presidenti është i detyruar

Alban Zeneli: Ne duhet ta thërrasim në radhë të parë me dëshirën e tij, ndërsa herën e dytë pa dëshirën e vet.

Ulsi Manja: Rregullat e paraqitjes janë përcaktuar në Kodin e Procedurës Penale. Në këtë fazë nuk besoj se duhet të ndalemi në këtë pikë.

Alban Zeneli: Objekti është të dalë në një përfundim edhe si komision se cfarë momenti e ka shkelur Presidenti Kushtetutën. Disa hapa deri në marrjen e vendimit përfundimtar apo thirrja e Presidentit të bëhet në mënyrë proporcionale me hapat për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Ulsi Manja: Miratohet plani paraprak i hetimit për certifikatën por edhe kërkesën për ekspertë të huaj

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I SHPALL LUFTË "BAVAREZËVE"/ Arsenal gati 80 milionë euro për sulmuesin 24-vjeçar...…
Previous article ÇUDIA VJEN NË KANADA/ Lojtarët e Real Madrid stërviten të kapur dorë për dore (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

KODI PENAL/ Çfarë rrezikon Vlora Hyseni, nëse provohen akuzat e SPAK ndaj saj? Aktualitet

KODI PENAL/ Çfarë rrezikon Vlora Hyseni, nëse provohen akuzat e SPAK ndaj saj?

TENSIONE NË PROTESTËN TE KUVENDI/ Përplasje me policinë afër selisë së PD-së! 10 të shoqëruar për sulm ndaj efektivëve, disa prej tyre arrestohen! Aktualitet

TENSIONE NË PROTESTËN TE KUVENDI/ Përplasje me policinë afër selisë së PD-së! 10 të shoqëruar për sulm ndaj efektivëve, disa prej tyre arrestohen!

NDIHMOI AGASIN NË ARRATI DHE I DHA INFORMACION/ Sot masa për ish-kreun e SHISH! Para GJKKO edhe 2 të tjerët Aktualitet

NDIHMOI AGASIN NË ARRATI DHE I DHA INFORMACION/ Sot masa për ish-kreun e SHISH! Para GJKKO edhe 2 të tjerët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT