• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHKARKIMI I METËS/ Komisioni Hetimor nuk humbet kohë, mban sot mbledhjen e parë. Drejtohet nga Hyseni
Home
Politikë

SHKARKIMI I METËS/ Komisioni Hetimor nuk humbet kohë, mban sot mbledhjen e parë. Drejtohet nga Hyseni

8 May, 2021 Delo.autor Breaking News, Politikë

Komisioni Hetimor që do të hetojë shkelje kushtetuese të kryera nga presidenti Ilir Meta nuk ka humbur kohë dhe do të nis menjëherë nga puna. Pas miratimit ditën e djeshme nga Kuvendi me 98 vota prodhe 6 kundër për ngritjen e këtij Komisioni Hetimor, ai do të zhvillojë mbledhjen e parë ditën e sotme në orën 11:00. Takimi do të zhvillohet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ku mbledhja do të drejtohet nga kryetari i komisionit hetimor Alket Hyseni dhe nënkryetari Myslim Murrizi.

Ky është komisioni i dytë hetimor që ngrihet për hetimet e shkeljeve kushtetuese për Ilir Metën brenda 2 viteve, ku mazhoranca kërkon shkarkimin e tij nga detyra. Ngritja e këtij Komisionit Hetimor, nuk është njohur nga vetë Meta, i cili përmes zëdhënësit të tij u shpreh se “s’do tolerojë asnjë intimidim nga mafia lokale e ndërkombëtare” dhe se ky vendim ishte antikushtetues dhe antiligjor.

Në raportin e miratuar dy ditë më parë në Komisioni i Ligjeve argumentohet se “Meta ka shkelur rëndë Kushtetutën me angazhimin e hapur në fushatë në krah të opozitës dhe kundër mazhorancës. Deklaratat e tij kanë cenuar rëndë të drejtat kushtetuese të individëve, imazhin dhe reputacionin e vendit, si dhe marrëdhëniet me partnerët strategjikë të Shqipërisë, me Bashkimin Evropian dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në raport.

Gjithashtu të tjera arsye se pse duhet hetuar dhe më pas shkarkuar kreu i shtetit, në raport theksohet se “Ilir Meta, para dhe gjatë zgjedhjeve, ka nxitur dhunë, urrejtje, ndasi si dhe vetëgjyqësi dhe sjelljet dhe mesazhet e tij publike janë në kundërshtim me parimin e unitetit të popullit dhe të papajtueshme me Kushtetutën”.

Afati i punës së Komisionit Hetimor i ngritur nga Kuvendi pritet që të jetë një muaj, përgjatë të cilit do të shqyrtohen të gjitha argumentet e ngritura nga Partia Socialiste për shkarkimin e Presidentit. Vendimi i shkarkimit të Presidentit duhet të mbështetet nga të paktën 2/3 e anëtarëve të Parlamentit.

Përbërja e Komisionit Hetimor

Kryetar: Alket Hyseni; Nënkryetar Myslym Murrizi; Sekretar: Klotilda Bushka; Anëtarët Vasilika Hysi, Elena Xhina, Spartak Braho, Halil Jakimi, Nikolin Staka, Arlind Çarçani; Zëvendësues: Ermonela Felaj, Xhemal Qefalia dhe Eugen Bojaxhi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRDORNI DITËN PËR T'U RELAKSUAR/ Ja çfarë parashikojnë yjet për ju sot
Previous article KORONAVIRUSI NË GJERMANI/ Ministri Spahn: Vala e tretë e COVID-19 duket se është kapërcyer

Delo.autor

Postime të ngjashme

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar

"SERBIA, NJË KAFSHË E ÇUDITSHME"/ Rama për nderimet ndaj Ratko Mlladiç pas vdekjes: Ç'është ky humor? Breaking News

"SERBIA, NJË KAFSHË E ÇUDITSHME"/ Rama për nderimet ndaj Ratko Mlladiç pas vdekjes: Ç'është ky humor?

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll Breaking News

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT