Trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk do të jetë sërish në kalatë sot, pasi për shkak të motit të keq sipas njoftimit nuk do të niset.
Si pasojë e kushteve të motit nisja nga Italia është shtyrë për në mbrëmjen e sotme dhe nesër në mëngjes do të mbërrijë në Vlorë në orën 07:30.
Jugu i vendit ashtu sikur edhe pjesa tjetër e vendit mbrëmjen e djeshme janë përfshirë nga reshje të dendura shiu.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Probleme nga reshjet edhe në Lezhë dhe Kurbin, nuk ka as drita
Përroi del nga shtrati, izolohet një lagje në Lazarat, një tjetër në rrezikNë Gjirokastër përroi i Sopotit ka dalë nga shtrati në Lazarat. Emergjencat Civile janë në terren, ndërsa drejtori Fatri Brahimi shprehet për Report Tv se po punohet për normalizimin e kalimit të mjeteve dhe kalimtarëve. Gazetari i Report Tv Piro Nase raporton se është izoluar lagja Lënxat, ndërsa në rrezik është edhe Kordhoca.
Erë dhe reshje të dendura/ Uji vërshon mbi rrugët e DurrësitReshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme me qarkullimin mëngjesin e sotëm në qytetin bregdetar të Durrësit. Report Tv sjell pamjet në zonën pranë stadiumit të futbollit “Niko Dovana”. Pas disa orësh reshjet janë pakësuar dhe situata është normalizuar.


