Shembet njëra këmbë e urës së Vanës në lumin e Kalasës në Delvinë, si pasojë e motit të keq.
Reth 200 banorë të fshatit janë izoluar dhe janë në pritje të riparimit të urës pasi është e pakalueshme. Në vendngjarje ka shkuar Kryetarja e Bashkisë Majlinda Qilimi, Nënprefektja Suela Kotolloshi dhe Shtabi i Emergjencave Civile.
Kujtojmë se dy vite më parë kjo urë është shembur sërish dhe ka pasur rrezik për shumë udhëtarë.
AlpeNews.al


