• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHITI TOLLONA ME ÇMIME TË LIRA DHE NUK I NJEH AS VETË/ Skandali me GULF nisi muaj më parë
Home
Breaking News

SHITI TOLLONA ME ÇMIME TË LIRA DHE NUK I NJEH AS VETË/ Skandali me GULF nisi muaj më parë

20 April, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në Tiranë dhe qytete të tjera disa pika karburanti Gulf janë mbyllur papritur duke mos ofruar asnjëlloj shërbimi. Zyrtarisht nga tatimet dhe Gjykata e Tiranës thonë se nuk ka asnjë njoftim për pezullimin e aktivitetit dhe se nuk ka procedurë falimentimi, por fakti është që kjo shoqëri nuk po shet karburant.

Edhe sipas dokumenteve në qëndren kombëtare të biznesit statusi i kompanisë është aktiv dhe pa procedura përmbarimore. Në pikën qëndrore të karburanteve Gulf në Tiranë, janë vendosur shirita, ndërkohë që dhe zyrat janë mbyllur duke mos dhënë asnjëlloj informacioni.

Në disa pika të tjera logot janë ndryshuar, por aktiviteti nuk ka rinisuar. Punëtorët e karburanteve thonë se kompania ka qenë në vështirësi financare për pagat.

Mbyllja e pikave Gulf ka krijuar shqetësim të madh në publik, pasi muajin e fundit kjo kompani ka shitur përmes një skeme tollona karburanti me çmime të lira. Biznese dhe qytetarë të ndryshëm i blenë këto tollona duke parapaguar karburantin, ndërkohë tani gjenden me copa letre në dorë, të cilat nuk pranohen edhe në pikat që vazhdojnë të mbajnë logot Gulf.

Autoritetet nuk janë vënë ende në lëvizje dhe nuk dihet se çdo të ndodhë me kompaninë, por edhe me qytetarët dhe bizneset që kanë blerë tollonat karburantit.(TCH)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Guardiola i telefonon Sacchi-t: Napoli i Sarri-t është një spektkakël
Previous article Inter, zbulohen 10 emrat e Ausilio për Champions League

Redaktor2

Postime të ngjashme

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë Aktualitet

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar Aktualitet

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza Aktualitet

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT